Forma Permbajtja Dhe Arkitektura

Forma Permbajtja Dhe Arkitektura

B14966
Out-of-Stock
4.000 Lekë
Maksim Mitrojorgji
ISBN: 9789928081315
Publisher: Mediaprint
Publication Year: 2013
Number of Pages: 382

“Forma, përmbajtja dhe Arkitektura – Udhëtim në banesën popullore shqiptare”, i autorëve Maksim Mitrojorgji dhe Joli Mitrojorgji është libri që sjell një vështrim interesant për rrugën që është ndjekur për realizimin e formës në arkitekturën e banesës popullore shqiptare.
Ky botim mbi arkitekturën e banesës popullore shqiptare ndjek rrjedhën e një pune kolosale, mbi pesëdhjetë vjeçare, të bërë në Shqipëri, për evidentimin e monumenteve të arkitekturës në përgjithësi dhe atyre të tipologjisë së banesës popullore në veçanti.
Në arkitekturën e traditës, jo domodshmërisht duhet të vlerësojmë vetëm atë që shohim si të ndërtuar, një relike me vlerë të trashëguar nga e shkuara. Para së gjithash, libri na mëson, se duhet të përpiqemi të flasim me atë relike të bukur, të përpiqemi të dallojmë se si është ideuar dhe ndërtuar, të dallojmë arsyet se në ç’mënyrë i ka qëndruar provave të kohës, si dhe të dallojmë edhe arsyet shoqërore, psikologjike e estetike të lindjes dhe përcjelljes së formës së saj ndër shekuj.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.