Skenografi

Skenografi

B19526
1.500 Lekë
Bashkim Zahaj
ISBN: 9789928226976
Publisher: Onufri
Publication Year: 2017

Bashkim Zahaj është një person që di të lodrojë me ngjyrat, madje dhe fjalët i ka me ngjyra dhe mendimet i kombinon me ngjyra emocionale të tilla që brenda tyre gjen harmoni, kundërvenie, shkrepje, meditime, arsyetime, të thella, dyshime dhe shpoti që të bëjnë të mendosh. Skenografia, do thoshte aty dikush, eshte mjeshtëria e tij. Po dakord, por se çfarë transmeton ai atje, si e koncepton, në çfarë parahistorie arratiset, si e kthen në strukturë , po më tej si na bën të komunikojme me të, cila është gjuha që ai ka përdorur, po heshtja cila është etj., të gjitha këto të bëjnë të kuptosh se Bashkim Zahaj ndërton një epistemologji të çdo komunikimi. Parime të tilla të atyre individeve që nuk ngrenë binare dhe lyejnë mure. Mjeshtëria e këtij artisti qëndron në faktin se ai ndërton mendimin dhe e fsheh në strukturat e skenografisë . Më tej na duket se na thotë hyni në trupin dhe venat e kësaj krijese, humbisni në katakombet e imagjinuara, shtroni pyetjet dhe përpiquni t'u gjeni përgjigjet dhe kështu bashke do kuptojmë se ç'ka brenda asaj që duket dhe si është bota e artistit që shqetësohet sepse e ndien së largu shtrengaten. Silueten e këtij artisti e ndiej së largu, e kuptoj nga harmonia dhe e ravijezoj nga perfeksioni ngjyrë, formë, lëvizje, komunikim. Jam ndoshta i privilegjuar që e kam mik dhe jemi shoke që nga femijeria e hershme. Mendoni dy djem kërcij pesë –gjashtë vjçarë që luajnë duke gatuar endrra. Që nga ajo kohe jemi bashkë ...një Bashkim dhe Përparim. Jam me fat miku im!

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.