Anatomia E Njeriut Per Artistet

Anatomia E Njeriut Per Artistet

B22010
1.200 Lekë
John Raynes
ISBN: 9789928062765
Publisher: Ombra Gvg
Publication Year: 2020
Number of Pages: 190

Në periudhën helenistike (nga rreth vitit 330 deri në 100 p.e.s.) interesi për realizmin e tejkaloi idealizmin dhe çoi tek paraqitja e plakjes, e fëmijërisë dhe të emocioneve, këto të fundit të paraqitura me anë të qëndrimeve dhe shprehive. Në shekullin I p.e.s., grekët plotësuan e kërkesave për riprodhimin e kopjeve të skulpturave të famshme të mëparshme. Këto u shërbyen romakëve për të zbukuruar vendet publike. Shumë shpejt pati një rënie të interesave anatomike, ndoshta edhe të aftësive të nevojshme. Cilado qoftë arsyeja, me hyrjen e shekullit të II e.s, çdo njohuri anatomike e barabartë me atë të grekëve të periudhës klasike dhe të periudhës helenistike u zhduk krejtësisht.
Rikthimi te një vizion “shkencor” i anatomisë u bë falë artistëve të Rilindjes italiane të cilët tentuan të rigjallëronin normat e nudos së lashtë. Artisti, i cili mbi gjithë të tjerët ia personifikoi këtë rikthim hulumtimit objektiv dhe të thellë të anatomisë njerëzore qe Leonardo da Vinci (1452-1519). Shumë mes artistëve të tjerë të mëdhenj italianë si për shembull, Masaccio, Pollaiolo dhe Botticelli, tashmë e kishin studiuar nudon me kujdes para Leonardos, por qindra nga vizatimet anatomike që kanë mbetur të këtij të fundit, tregojnë se ai kishte shkuar më thellë nga çdo paraardhës i tij. Në të njëjtën kohë, në Gjermani, Dürer vazhdonte studimet e veta anatomike, por frymëzimi i vinte nga vizitat e shpeshta që kishte bërë në Itali, ku kishte mundur të shihte veprat e atyre mësuesve të kësaj gjuhe të re.
Për të pasur një njohje reale të strukturës njerëzore është thelbësor objektiviteti. Duhet të vëzhgojmë pa paragjykime, të paktën fillimisht duhet të bëjmë të heshtë subjektiviteti ynë, i cili me një procesi të pandërgjegjshëm seleksionimi mund të na çojë të ndërmarrim vendime të nxituara. Përkundrazi, duhet ta vëzhgojmë trupin e njeriut sikur të ishim vizitorë jashtëtokësorë që nuk kanë parë kurrë një formë si tonën. Kjo strukturë e çuditshme duhet studiuar, në mënyrë të mirëfilltë që nga themeli. Duhet të pyesim veten si ka mundësi që ky grumbull bazamentesh dhe ingranazhesh, lëngjesh dhe indesh, arrin të mbahet drejt ndërsa forca e gravitetit e tërheq vazhdimisht për ta rrëzuar, dhe akoma më e jashtëzakonshme është se si arrin të lëvizë në mënyrë kaq të koordinuar.

9 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.