Kulla E Sahatit Ne Shqiperi

Kulla E Sahatit Ne Shqiperi

B23058
3.500 Lekë
Dritan Coku
ISBN: 9789928319388
Publisher: Alsar
Publication Year: 2021
Number of Pages: 430

Autori nëpërmjet këtij studimi monografik është munduar të na jap thjesht dhe qartë këtë gjini ndërtimore me emërtimin "Kullat e sahatit në Shqipëri" - historia dhe arkitektura.
Prej kësaj pune kërkimore mësojmë se në vendin tonë qenë ndërtuar kulla sahati në njëzetë e një qytete. Të mbërritura në ditët e sotme, të plota arkitektonikisht, janë njëmbëdhjetë kulla sahati, ndërsa një është në trajtë rrënoje. Prej këtyre dymbëdhjetë që ekzistojnë sot, njëmbëdhjetë kanë statusin juridik "monument kulture" të kategorisë së parë dhe mbrohen nga ligjet e shtetit shqiptar, ndërsa njëra, pjesë integrale e arkitekturës së bashkisë së qytetit të Durrësit, nuk e gëzon këtë status. Kjo gjini monumentesh ka historinë e saj arkitetonike, pra gjatë jetës së saj ajo ka evoluuar e
ndryshuar në periudha kohe, duke u përshtatur me zgjidhjet e reja në funksion të ndryshimeve për
matjen e kohës nga ajo me tingull në atë me fushë pamje dhe tingull.
Studimi "Kullat e sahatit në Shqipëri" na bën me dije se si matej koha në formën e saj më primitive, me anë të Diellit, rërës, vajit dhe ujit, deri në matjen e kohës me orë me tingull dhe fushë pamje dhe tingull.

Customers who bought this product also bought:

9 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.