Janaq Paco

Janaq Paco

B23196
2.600 Lekë
Ylli Drishti
ISBN: 9789928147516
Publisher: Albpaper
Publication Year: 2021
Number of Pages: 164

Albumi "JANAQ PAÇO - VEPRAT", paraqet mjaft bukur një koleksion të përzgjedhur të krijimtarisë së skulptorit të nderuar përmetar Janaq Paço. Artisti është pjesë e historisë së skulptorëve përmetarë së bashku me Odhise Paskalin, Uran Hajdarin, Hektor Dulen, Dhimo
Gogollarin, Perikli Çulin, Genc Hajdarin që nderojnë qytetin tonë. Ashtu siç na tregon në këtë album të bukur, studjuesi i artit, Ylli Drishti vepra e skulptorit të popullit Janaq Paço është shumë dimensionale e me një shtrirje kohore mbi gjysëm shekullore.
I paisur me një kulturë të gjerë mjeshtri Paço, pas kthimit nga shkolla e lartë e arteve të bukura në Athinë, ju kushtua realizimit të veprës së parë monumentale kushtuar heroit kombëtar Skënderbeut-monumentit të tij ekuestër në Krujë. Paço si një mjeshtër dhe intelektual i veçantë krahas portreteve të ndryshëm realizoi edhe disa monumente të rëndësishëm si ai kushtuar aktorit Aleksandër Moisiu (në Kavajë); Gladiatorët (në Durrës); Monumentin e Skënderbeut (në Tiranë me bashkëautor) si dhe bustet e Hasan Tahsinit në Sarandë, Avni Rustemit dhe Qemal Stafës në Tiranë etj.
Janaq Paço duke patur një admirim për bukurinë femërore krijoi me mjeshtri dhe delikatesë të veçantë koleksionin e parë të nudove femërore në vitet më të vështira të diktaturës komuniste, një pjesë e të cilave janë pasqyruar edhe në këtë album, sigurisht pjesë të ruajtura nga familja pas thyerjes së tyre nga autori (pas presionit nga organet e diktaturës komuniste).
Vepra artistike e artistit Paço është një shkollë e veçantë për brezin e ri të artistëve shqiptarë, pasi skulptura e tij mbart cilësitë më të mira njerëzore, artistike dhe e vendos figurën e tij në panteonin e njerëzve të shquar të qytetit të Përmetit.

9 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.