Une E Di Pse Kendon Zogu Ne Kafaz

Une E Di Pse Kendon Zogu Ne Kafaz

B21833
1.000 Lekë
Maya Angelou
ISBN: 9789928310170
Publisher: Pegi
Publication Year: 2020
Number of Pages: 326

“Unë e di pse këndon zogu në kafaz” (1969), romani i parë autobiografik i Maya Angelou-t, është shndërruar tashmë në një klasik amerikan fort të dashur në mbarë botën. Është një roman i hareshëm dhe i dhembshëm, i mistershëm dhe i paharrueshëm siç është vetë fëmijëria.
Ai përshkruan jetën e Margaritës (të cilën, i vëllai e quan Maj, ose Maja), që nga mosha trevjeçare deri në shtatëmbëdhjetë dhe vuajtjet me të cilat përballet, përdhunimin, braktisjen nga familja, e sidomos racizmin, në Jugun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Majën dhe vëllain e saj më të madh, Bejlin, të braktisur nga prindërit, i dërgojnë për të jetuar me gjyshen e tyre nga babai dhe me xhaxhain ulok, në Stemps, Arkansas. Fëmijët do t’i shoqërojë drama e braktisjes gjatë gjithë librit; ata udhëtojnë vetëm dhe u vendosin në qafë etiketa njësoj si bagazheve.
“Unë e di pse këndon zogu në kafaz” është një histori rritjeje dhe formimi, që tregon se forca e karakterit dhe dashuria për letërsinë mund të ndihmojnë në kapërcimin e traumave dhe racizmit. Përgjatë librit, ashtu si dhe në jetën e saj të vërtetë, Maja shndërrohet nga viktimë e racizmit me një kompleks të theksuar inferioriteti në një vajzë të re, të vendosur, me dinjitet, e zonja për
t’iu kundërvënë çdolloj paragjykimi. Maja mëson se dashuria për veten,
mirësia ndaj të tjerëve, shpirti i saj i fortë dhe leximi i shkrimtarëve të mëdhenj
do t’i japin mundësinë të jetë e lirë dhe jo më e robëruar.
Ky roman, poetik dhe i fuqishëm, do të prekë zemrat dhe do të ndryshojë
mendjet për sa kohë që njerëzit do të vazhdojnë të lexojnë.
Një prej dritave më të shndritshme të kohës sonë, një grua me të vërtetë
fenomenale... Zëri që arriti të gjente brenda vetes, ndihmoi breza të tërë
amerikanësh dhe të gjithëve ne na shtyu që të bëheshim më të mirë.
Barack Obama
“Unë e di pse këndon zogu në kafaz” është më i dashuri, por njëkohësisht
edhe romani më i ndaluar në historinë letrare të ShBA-së. Angelou e përball
Amerikën me imazhin e vet, duke ia sfiduar perceptimet, duke ia ndryshuar
peizazhin dhe teksa vitet shkonin, Angelou vëzhgonte vendin e saj dhe e
shihte që ca hapa emancipimi ishin hedhur.
The Guardian
Zogu në kafaz “këndon për lirinë”, shkruan Maya Angelou në poemën e saj
“Zogu në kafaz” – një imazh prekës dhe i përhershëm i gjithë krijimtarisë së
saj, teksa përcjell betejat për t’u çliruar nga vargonjtë e racizmit dhe të
misogjinisë.
The New York Times
“Unë e di pse këndon zogu në kafaz” i jep krahë lexuesit, sepse Maya Angelou
përballet me jetën e saj me një magji mallëngjyese dhe me një dinjitet të lartë.
James Baldwin

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.