Premtome, Baba

Premtome, Baba

B22281
1.400 Lekë
Joe Biden
ISBN: 9789951817011
Publisher: Pema
Publication Year: 2020
Number of Pages: 312

Në nëntor të vitit 2014, trembëdhjetë anëtarë të familjes Bajden u mblodhën në Nantakit për Ditën e Falënderimeve, traditë të cilën e kishin mbajtur për dyzet vite me radhë; ishte e vetmja gjë e pandryshueshme e jetës që ishte bërë e mbingarkuar dhe plot tension.
Dita e Falënderimeve ishte një mundësi e jashtëzakonshme për anëtarët e familjes Bajden që të gjenin kohë për t’u lidhur; një kohë e mirë për të reflektuar mbi të shkuarën dhe të asaj që e ardhmja mbante. Por, ky vit ishte i ndryshëm nga të tjerët.
Djali i madh i Xho dhe Xhill Bajdënit, Bo, ishte diagnostikuar me tumor malinj në tru pesëmbëdhjetë muaj më herët, dhe gjithçka ishte e pasigurt. “Premtomë, baba” i kishte thënë Bo babait të vet. “Ma jep fjalën që çfarëdo që të ndodh, do të jesh mirë.” Xho Bajdën ia kishte dhënë fjalën.

Premtomë, baba flet për vitin që do të pasonte, i cili do të ishte viti më sfidues dhe më përjetues i jetës dhe karrierës së pashoq të Xho Bajdënit. Zëvendëspresidenti Bajdën udhëtoi më shumë se njëqind mijë milje atë vit, rreth e qark botës, duke u marrë me krizat në Ukrainë, Amerikën Qendrore dhe Irak. Kur vinte një telefonatë nga Nju Jorku a Kapitol Hilli, Kievi a Bagdadi, “Xho, kam nevojë për ndihmën tënde”, ai përgjigjej pozitivisht. Për dymbëdhjetë muaj, ndërsa Bo luftonte për jetën e tij, të cilën e humbi, zëvendëspresidenti mbante në ekuilibër thelbin e dyfishtë të jetës së tij; përgjegjësia ndaj vendit dhe përgjegjësia ndaj familjes. Gjithnjë me çështjen e kandidimit për president në mendje.
Një vit që i solli fitore reale dhe arritje të mëdha, por në të njëjtën kohë agoni. Por edhe në kohërat më të vështira, Bajdëni mbështetej në lidhjen e fortë dhe të gjatë me familjen, në besimin e tij dhe në miqësinë që thellohej me njeriun në Zyrën Ovale, Barak Obama.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.