Your cart
There are no more items in your cart
Historia që do të rrëfej në këtë libër nuk është autobiografia e një njeriu që ka spikatur për rolin e tij në çështjet publike; nuk është as rrëfim aventure - sepse ndonëse shumë aventura të çuditshme kanë ndodhur gjatë rrugëtimit tim, ato nuk kanë qenë asnjëherë diç më tepër sesa bashkëshoqëruese të asaj që po ndodhte brenda meje; kjo nuk është as historia e një kërkimi të paramenduar të besimit - sepse feja erdhi vetë tek unë, përgjatë viteve, pa ndonjë përpjekje nga ana ime për ta gjetur atë... Arabia e përshkruar në faqet që vijojnë nuk ekziston më. Vetmia dhe virgjëria e saj janë bërë pluhur e hi nën një shkulm të fuqishëm të naftës dhe të arit që nafta ka sjellë. Thjeshtësia e saj madhështore është zhdukur dhe, bashkë me të, shumëçka që ka qenë unike nga pikëpamja njerëzore. Pikërisht me atë dhimbjen që ndihet për diçka të vyer, tanimë e humbur në mënyrë të pakthyeshme, unë sjell ndërmend atë rrugëtim të fundit të gjatë shkretinor, kur ne udhëtuam e udhëtuam, dy njerëz mbi dy deve, mes përmes dritës pluskuese.