Nelson Mandela Portret Ne Foto E Fjale

Nelson Mandela Portret Ne Foto E Fjale

B14887
Out-of-Stock
800 Lekë
Nelson Mandela
ISBN: 9789928419729
Publisher: Pegi
Publication Year: 2013
Number of Pages: 139

Një album i përzgjedhur me foto, citime nga ditari personal i Nelson Mandela-s dhe opinione të personaliteteve të larta ndërkombëtare, tashmë në të gjitha libraritë! Ky portret me foto dhe fjalë na shpalos jetën dhe kurajën e pamasë të një
individi të jashtëzakonshëm, jeta e të cilit ka aftësinë të na frymëzojë, të na
prekë e të na motivojë.
Me një format tërheqës dhe të thjeshtë, ky libër ka për qëllim të na
prezantojë Nelson Mandelën, nëpërmjet fjalëve të tij të mençura, imazheve
goditëse të jetës dhe sendeve të tij personale, si edhe opinioneve të shumë të
tjerëve, të marra nga burime të palexuara më parë. I nderuar nga gjithë bota
për guximin e jashtëzakonshëm dhe forcën e tij morale, Nelson Mandela
konsiderohet si simbol i shpresës dhe i mundësive të pajtimit. Jeta e tij
ndikoi më shumë se çdokush tjetër në fitoren e idealeve të lirisë, të barazisë
dhe të demokracisë në mbarë botën.
“Jeta e Nelson Mandela-s është historia e njeriut që i bëri ballë cinizmit dhe
dëshpërimit që aq shpesh mundojnë botën. Nga një i burgosur u bë njeri i
lirë; nga një figurë luftëtare u bë një zë i apasionuar për pajtimin; nga
udhëheqësi i një partie u bë presidenti i një vendi të tërë dhe i hapi rrugën
demokracisë dhe zhvillimit. Ai ka bërë aq shumë për të ndryshuar vendin e
tij, edhe botën, sa është e vështirë ta përfytyrosh historinë e këtyre dekadave
të fundit pa të.”
- Barack Obama
“Sa herë që Mandela hyn në dhomë, ne të gjithë ndihemi pak më të
mëdhenj, duam të ngrihemi në këmbë, ta duartrokasim, sepse duam të jemi
pikërisht si ai, në ditën tonë më të mirë.”
- Bill Clinton

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.