Me Pak Fjale Shqisat

Me Pak Fjale Shqisat

B10571
550 Lekë
Violeta Monreal
ISBN: 9789989108525
Publisher: Albas
Publication Year: 2010
Number of Pages: 34

Shqisat janë dyert dhe dritaret që na lidhin me botën. Të vegjëlve u pëlqen t’i hapin ato për të bërë zbulimet e tyre të para. Me anë të shikimit, ata fillojnë të dallojnë ngjyrat. Çdo fëmijë ka nga një ngjyrë të pëlqyer. Me anë të të nuhaturit kuptojnë se sa erë të mirë ka parfumi dhe sa erë e keqe vjen nga gjërat e kalbura. Falë të dëgjuarit mësojnë këngët e tyre të para. Të shijuarit i bën të dallojnë mollët nga portokallet. Dhe nga të prekurit zbulojnë se sa e këndshme është një përkëdheli apo sesi gudulisjet na bëjnë aq shumë për të qeshur. Shqisat zhvillohen me shpejtësi te të vegjlit: nga lojërat dhe ushqimet e tyre, nga dallimi i zërave të prindërve të tyre… Shqisat i ndihmojnë të mësojnë çdo ditë gjëra të reja, të ushqejnë imagjinatën e tyre, të luajnë dhe të marrin dijet e para. Shqisat na shpalosin një botë plotë me të papritura, por përgjithësisht të këndshme, por ndonjëherë na paralajmërojnë: kur kosi ka skaduar apo kur vjen erë gaz. Çdo faqe e këtij libri na paraqet një pamje ku shohim organet e shqisave, të cilat fëmija do t/i emërtoje me ndihmën e të rriturve. Do të mësojë cilat janë, çfarë roli kanë, përse shërbejnë dhe çfarë ndodh nëse na mungon ndonjëra prej tyre… Ky libër nxit kureshtjen dhe aftësitë vëzhguese, ndërkohë që fëmija argëtohet duke luajtur me tingujt dhe shkronjat.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.