Me Pak Fjale Profesionistet

Me Pak Fjale Profesionistet

B10576
Out-of-Stock
550 Lekë
Violeta Monreal
ISBN: 9789989108556
Publisher: Albas
Publication Year: 2010
Number of Pages: 34

Të gjithëve na kanë pyetur të paktën një herë se çfarë duam të bëhemi kur të rritemi. Shumica e fëmijëve nuk e ka të qartë se cili do të jetë profesioni i tyre derisa mbarojnë studimet, por disa i tregojnë prirjet e tyre që në fëmijërinë e hershme. Çdo profesion ka sekretet, teknikën dhe mjedisin e tij. Në një profesion je përballë publikut, në tjetrin krijon objekte të domosdoshme për jetesën, në një të tretë ofron argëtim… Por të gjitha profesionet kanë të përbashkët faktin se i sigurojnë njeriut jetesën, si dhe u ofrojnë shërbime të tjerëve. Në këtë libër do të zbulojmë së bashku profesionet më të zakonshme, karakteristikat e tyre, si dhe detyrat që kryhen në çdonjërin prej tyre. Në këtë mënyrë lexuesit tanë të vegjël do të mësojnë fjalë të reja dhe shumë gjëra mbi disa nga profesionet që mund të ushtrojnë kur të rriten. Çdo faqe e këtij libri na paraqet një pamje, ku shohim punët që kryejnë disa njerëz, si dhe objektet dhe veprimet që lidhen me to, të cilat fëmija do t’i emërtojë me ndihmën e një të rrituri. Do të mësojë se çfarë realizohet nga çdo profesion, që të mund të ëndërrojë mbi profesionin e tij të ardhshëm. Ky libër nxit kureshtjen dhe aftësitë vëzhguese, ndërkohë që fëmija argëtohet duke luajtur me tingujt dhe shkronjat.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.