Perrallat E Krishtlindjeve

Perrallat E Krishtlindjeve

B18017
1.500 Lekë
Maria Maneru
Publisher: Bota Shqiptare
Publication Year: 2016
Number of Pages: 92

Me mbërritjen e Krishtlindjeve që të gjithë mbushemi me ndjenja të mira: është koha e dashurisë, e bujarisë, e shpresës, dhe padyshim fryma e Krishtlindjeve është motori më i përshtatshëm që fëmijët të mësojnë vlerat universale, në një mënyrë sa më të natyrshme.
Në këtë përmbledhje përrallash, personazhe të tilla si një zebër, e cila dëshiron të shndërrohet në një nga drerët e Babagjyshit apo disa piratë çapkënë, të cilët presin me padurim dhuratat e tyre të Krishtlindjeve, do t’i ndihmojnë vogëlushët që të kuptojnë çka është njëmend e rëndësishme dhe çka nuk është e tillë, po ashtu që bujaria, miqësia, respekti dhe mirënjohja do t’i bëjnë që çdo ditë të vitit ta jetojnë njësoj sikur të ishte kjo kohë kaq e veçantë.
Dhe si përmbyllje, disa aktivitete argëtuese, me qëllim që vogëlushët të kënaqen duke luajtur: një maskë Babagjyshi, zbukurimi i drerit Rudolf, kartolina të ngjyrosshme, të cilat mund të përdoren për urime personale, një engjëllush prej letre që tregon mbërritjen e Krishtlindjeve, një bredh i ndërtuar me fotografi që kujtojnë çastet më të bukura të vitit dhe disa receta të shijshme gatimi për Krishtlindje, me të cilat mund të befasosh familjen dhe miqtë.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.