Qendresa E Fundit E Turqve: Tragjedia Historike Mbi Bosfor

Qendresa E Fundit E Turqve: Tragjedia Historike Mbi Bosfor

B21073
600 Lekë
Felix Valyi
ISBN: 9789928243621
Publisher: Alsar
Publication Year: 2019
Number of Pages: 84

Një ligjëratë e mbajtur në Universitetin e Londrës më 24 janar ,1913 nën kryesinë e nderuar të Sër Hubert Jerningham, K.C.M.G ( Komandant Kalorës i Shën Mikelit dhe Shën Gjergjit ). Ajo vjen për lexuesin ne dy gjuhe, ne atë shqipe dhe angleze.
Në të përshkruhet tragjedia historike mbi Bosfor në fillimin e shekullit të XX-të , dhe hidhet dritë mbi sfidat me të cilat përballej Perandoria Osmane në atë periudhe, me një pasqyrim kronologjik të precipitimit të ngjarjeve e shoqëruar kjo edhe me një analizë të faktorëve të brëndshëm dhe të jashtëm në kontekstin e rrethanave ndërkombëtare. Ndër të tjera ajo trajton reformat e ndërmarra në atë periudhë, që nga revolucioni i vitit 1908 shtetarët osmanë të të gjitha partive pajtoheshin rreth një pike parimore : se Perandoria osmane nuk mund të ekzistonte më pa reform serioze,duke qenë të vetmet divergjenca në mendim ato që kishin të bënin me metodat dhe personat,divergjenca këto që, është e vërtëtë,seriozisht do të kontribuonin për katastrofën përfundimtare. Ngjarjet e përgjakshme të luftrave ballkanike - përshkruhen të detajuara masakrat më të rënda të kryera ndaj muslimanëve të dëshmuara nga Gjenerali Baumann i cili e vizitoi vetë skenën e kësaj mizorie. Më pas renditen shkaqet që çuan në shkatërrimin e Turqisë - kjo luftë kriminale nuk do të ishte një fatkeqësi e madhe për Turqinë nqs ajo do të kishte humbur vetëm Maqedoninë dhe Shqipërinë. Dobësia e turqve në Maqedoni dhe Shqipëri dihej botërisht.Por ajo që e habiti çdokënd , ishte lehtësia me të cilën Aleatët Ballkanikë ia arritën t’i pushtonin aq shpejt këto dy krahina. Roli i Britanisë së Madhe – Marrëveshja britanike me Rusinë,e diktuar nga frika prej Gjermanisë,ishte njëri nga shkaqet themelore të tragjedisë turke. Ky liberth nxjerr ne pah një analize mjaft interesante të zhvillimeve historike te asaj periudhe nuk ka vetëm vlera njohëse historike. Por në aspektin kërkimor, synon ten a risjelle të sintetizuara dëshmi nga e kaluara për të themeluar faktet që mbrojnë apo hedhin poshtë hipotezat ne studimet historike të periudhës së lartëpërmendur .

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.