Histori E Ballkanit : Nacionalizmi, Lugterat Dhe Fuqite E Medha

Histori E Ballkanit : Nacionalizmi, Lugterat Dhe Fuqite E Medha

B21414
2.000 Lekë
Misha Glenny
ISBN: 9789951817493
Publisher: Pema
Publication Year: 2019
Number of Pages: 750

“NJË VEPËR QË MERITON ADMIRIM TË JASHTËZAKONSHËM DHE QË NUK E KA SHOQEN DERI TANI.” –Guardian
“Glenny na jep një tablo të pasur të rrethanave historike të ngjarjeve në dhjetëvjeçarin e fundit... Libri i tij mbulon një hapësirë gjeografike e historike jashtëzakonisht të gjerë, që nga Greqia e fillimit të shekullit XIX e deri në Kosovën e pardjeshme. Njëherazi, gjatë rrugëtimit në histori, ai e gjen kohën për t’u ndalur e për të dhënë përshkrime emocionuese, fragmente poezie dhe portrete të fuqishme të personazheve kryesore. Kjo është një histori popullore e shkollës së Norman Davies-it, e konceptuar në shkallë të gjerë, shumë e pëlqyeshme dhe e kuptueshme në të lexuar, e përshkuar tejetej nga muzika e së kaluarës... Një arritje e madhe.” – Timothy Garton Ash, Mail on Sunday
“Glenny kurrë nuk shkruan keq; në gjërat më të mira ai i jep gjuhës freskinë e një përvoje vetjake të ndjerë thellë. Ky libër merr jetë e gjallëri në përshkrimin e skenave që i ka ndjekur vetë me sy si gazetar. Ai përdor me shkathtësi e zhdërvjelltësi burime kronikash, raportesh e rrëfimesh – sidomos ato të gazetarëve të kohëve të shkuara, dëshmitë e të cilëve shpesh shpërfillen prej historianëve akademikë. Pasioni i fuqishëm nuk ia mjegullon syrin objektiv. Çka e bën historian të mirë – e gati të madh – të këtij rajoni është saktësia dhe thellësia e gjykimit. Mbi të gjitha, ky libër fiton vlera të reja nga vështrimi dhe interpretimi i mprehtë i tablosë bindëse të problemeve.” – Felipe Fernandez-Armesto, Sunday Times
“Misha Glenny është më i mprehti e më i thelli ndër të gjithë ata gazetarë perëndimorë, që e kanë mbuluar këtë trevë të Evropës në dy dhjetëvjeçarët e fundit... Ky libër ka qenë një ndërmarrje jashtëzakonisht ambicioze por e nevojshme për Evropën dhe Amerikën...” – Neal Ascherson, Observer
“Libri i Glenny-t është një shembull i shkëlqyer i rilindjes së historisë narrative në kohën tonë. Kuadri kronologjik ndihmon që emrat ekzotikë të personave dhe emrat e vendeve vazhdimisht të ndryshëm të vijnë në rendin e duhur, por të gjitha temat e mëdha gjejnë shprehjen e tyre . . . Leximi i këtij libri të Glenny-t mund të kishte bërë që disa shtetarë të vitit 1999 të mos përsëritnin gabimet e historisë.” – Mark Almond, Literary Review
“Bindës... Libri i Glenny-t duhet të jetë literaturë e nevojshme për të gjithë ata që duan të dinë se çfarë nuk ka shkuar mirë në këtë rajon.” – Jonathan Eyal, Irish Times
“Arritja e tij është e shkallës së lartë dhe qëndron në harmonizimin e një intelekti të madh, humanizmi të vërtetë dhe pasioni të thellë . . . Libri i tij me siguri do të bëhet një literaturë e domosdoshme për këdo që dëshiron të kuptojë Ballkanin e jo thjesht të ketë një mendim për këtë rajon.” – Scotsman

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.