Raport Mexhlisi I Ulemave Te Shkupit 1938- 1940

Raport Mexhlisi I Ulemave Te Shkupit 1938- 1940

B25277
1.200 Lekë
ISBN: 9789989589904
Publisher: LogoS-A
Publication Year: 2023

Në vitin 1930, pas disa ndryshimeve erdhi deri te bashkimi i BFI-së "në Mbretërinë Jugosllave, që ndryshe quhej, Udhëheqja Supreme e BFI-së. Në kuadër të saj u formuan dy mexhlise: Mexhlisi i Ulemasë së Shkupit dhe Mexhlisi i Ulemasë së Sarajevës. Ulema Mexhlisi i Shkupit, në përputhshmëri me kushtetutën e atëhershme të BFI-së, në vitin 1940 e nis raportin të cilin Shtëpia Botuese Logos-A, po ua ve në dispozicion të përkthyer nga Avni Halimi.
Me pak fjalë, detyra e këtij institucioni përshkruhet në këto forme: "Ulema Mexhlisi është organi kryesor përmes të cilit kryhet administrimi dhe mbikëqyrja e jetës së gjithmbarshme fetare islame, arsimore dhe kulturore. Sipas nenit 81 të Kushtetutës së Bashkësisë Fetare Islame".
Pa dyshim se anëtarët e Mexhlisit të Ulemasë së Shkupit: Hfz. Sherif Langu, Ataullah ef. Kurtishi, Bedri Hamidi dhe Mulla Idriz Gjilani, për aq kohë sa qëndruan në krye të Mexhlisit, dhanë një kontribut të çmuar jo vetëm fetar por edhe kombëtar. Një pjesë e imamëve që Mexhlisi do t'i emëroj për të shërbyer, do të jenë figura të njohura kontribuuese në organizatat nacionaliste ndërmjet dy luftërave botërore, si në: Xhemijet, Ballin Kombëtar, Organizatën Nacional Demokratike Shqiptare etj.
Ky raport, është me interes për të kaluarën tonë, sepse ka shënime dhe faktografi të panjohura deri me tani apo pak të njohura, për vendet që i mbulonte Ulema Mexhlisi i Shkupit dhe për këtë është me interes për studiuesit e historisë, demografisë, historisë së arsimit dhe sociologjisë.
Ky dokument, është zbuluar nga studiuesi, Qerim Lita, në Arkivin
Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kushdo që merret me të kaluarën e shqiptarëve në ish-Jugosllavi, për periudhën që kap ky botim, këtë dokument-raport do të duhej ta kishte si literaturë bazë.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.