Islamizmi  Ballkanik

Islamizmi Ballkanik

B06767
Out-of-Stock
2.000 Lekë
Alexandre Popovic
ISBN: 9789992759941
Publisher: Dituria
Publication Year: 2006
Number of Pages: 552

"Islamizmi ballkanik" është përkthimi në shqip i një vepre të botuar më 1986, pra, në një periudhë të hershme, kur të gjashta shtetet e Europës Juglindore (Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Hungaria, Rumania, Jugosllavia), për të cilat flitet këtu, gjendeshin në një situatë krejt tjetër krahasuar me të sotmen. Autori argumenton se islamizmi ballkanik pasosman nuk ka një emërues të përbashkët, gjë që në fakt nuk ka ekzistuar ndonjëherë. Duke u përpjekur të kuptohet diçka lidhur me këtë çështje, janë shqyrtuar me vëmendje grupet e shumta që e kanë përbërë atë, zhvillimi i tyre në kohë dhe në kushtet e reja. Ende e pasfiduar në fushën e vet, kjo vepër e Alexandre Popovicit është një burim shumë i rëndësishëm informacioni për atë çka ndodhi me islamin në Ballkan pas largimit të osmanëve. "Islamizmi ballkanik" është fryt i leksioneve të mbajtura nga autori gjatë dhjetë vjetëve dhe i një pune studimore 20-vjeçare. Ai përfshin vetëm një segment kohor dhe është një kontribut në historinë fetare të Gadishullit Ballkanik. Libri është një material i dorës së parë për studiuesit profesionistë dhe studentët, por edhe për të pasionuarit pas historisë së Shqipërisë dhe vendeve të rajonit.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.