Udhetime Ne Ballkan 1857-1870

Udhetime Ne Ballkan 1857-1870

B19027
Out-of-Stock
1.250 Lekë
Guillaume Lejean
ISBN: 9789928217486
Publisher: Dituria
Publication Year: 2017
Number of Pages: 446

Në mes të shekullit të 19, Turqia europiane, Ballkani i sotëm, ishte shumë pak e njohur. Në hartografinë e saj kishte boshllëqe të mëdha. Gjeografët e Europës Perëndimore u aktivizuan me zell për t’i mbushur këto boshllëqe, ndërkohë që Perandoria Osmane, me themele të lëkundura, ishte bërë pré e orekseve territoriale të fuqive perëndimore (Austrisë, Rusisë, Francës dhe Anglisë), ndërsa shumë popuj u ngritën për të fituar pavarësinë.
Guillaume Lejeani u ngarkua nga qeveria franceze me gjashtë misione. Ai përshkoi shumë herë vargmalin e Ballkanit dhe, i mbështetur nga personalitete shkencore franceze, gjermane e austriake, ai dha ndihmesë të madhe për hartografinë e rajonit dhe njohjen e popujve të tij.
Lejeani nuk mundi ta përfundonte projektin e gjerë që kishte filluar dhe as të bënte përmbledhjen e shkrimeve të tij. Këto shkrime, që do të përdoreshin për artikuj revistash shkencore apo për publikun e gjerë, janë përmbledhur këtu për herë të parë. Në to spikatin cilësitë e larta si vëzhgues, gjykimi i kthjellët, interesi për topografinë, por edhe për zakonet e kushtet e jetesës të popullsive shqiptare, rumune, bullgare, malazeze dhe për qytetërimin osman.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.