Nezir Mehmeti Muzhaqi

Nezir Mehmeti Muzhaqi

B21481
900 Lekë
Rudolf Deliana
ISBN: 9789928450975
Publication Year: 2019
Number of Pages: 298

Tema merret nga Lufta e dytë Botërore në Shqipëri, pushtimi Italian dhe ai gjerman si edhe nga reagimi antifashist i faktorëve të politikës shqiptare.
Ne qendër te veprës është Nezir Muzhaqi, nacionalist, që kishte studiuar ne Perëndim dhe ishte perfshirë në luftë kundër pushtuesve nazifashistë ne krahinat e Librazhdit, Çermenikes, Polisit dhe Elbasanit. Ai ishte misionar i bashkimit ne luftë të përbashkët të partizanëve dhe nacionalistëve, madje qe edhe nismëtari I marrëveshjes së zonave te Librashdit, Polisit, Qukësit, Çermenikes etj. për të luftuar bashkerisht kundër pushtuesve. Çeta e tij luftoi edhe kundër italianëve dhe kundër gjermanëve ne disa beteja.
Pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes, me urdhër të udhëheqësisë komuniste dhe emisarëve jugosllavë, nisi sulmi ndaj forcave nacionaliste, rrjedhimisht edhe ndaj çetes se Nezir Muzhaqit. Kjo lufte vëllavrasëse vijoi edhe gjatë vitit 1944. Në fund të saj, Nezir Muzhaqi u arrestua dhe u dënua me vdekje me varrje ne litar. Ekzekutimi u krye ne rrapet e Bezistanit, ku trupi I varrur I Nezir Muzhaqit qëndroi tre ditë i varrur në litar, që të ngjallte frikë e panik në popull. Ndërsa familja e tij u perndoq dhe u internua per vite me radhë. Kishte nisur vendosja e diktaturës komuniste, qe vazhdoi per gjysme shekulli.
Autori Rudolf Deljana i ka bëre nje pasqyrim realist luftës së Dytë Botërore, forcave politike dhe luftarake në qarkun e Elbasanit, si edhe figurës atdhetare të Nezir Muzhaqit, martirit të demokracisë.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.