Tito Dhe Shoket

Tito Dhe Shoket

B21871
2.500 Lekë
Joze Pirjevec
ISBN: 9789928286796
Publisher: Botart
Publication Year: 2020
Number of Pages: 744

“Tito dhe shokët” është libri biografik më i plotë i botuar deri sot për jetën e liderit të Jugosllavisë. Autori slloven Jože Pirjevec, si profesionist i sprovuar në fushën e historisë dhe akademik i mirënjohur, sjell këndvështrime të reja për rrugëtimin e Titos, si dhe për rolin e tij vendimtar në krijimin dhe zhvillimin e një shteti tjetër.
Ky botim hedh dritë mbi disa prej enigmave që kanë shoqëruar figurën e famshme politike të shekullit të 20-të, për të cilën ende flitet dhe debatohet gjerësisht. Duke shfrytëzuar një arkivë të jashtëzakonshme në disa shtete të mëdha, madje dhe dosjet e shërbimeve sekrete më të rëndësishme të botës, Pirjevec vizaton me detaje jetën plot zigzage të Titos, që ua bëri të qartë shokëve që në fillimet e karrierës së tij: “Unë jam përgjegjës për Jugosllavinë! Unë vendos për të!” Në libër përshkruhet me detaje roli dhe veprimtaria politike e shokëve të ngushtë të udhëheqësit jugosllav: Milovan Gjilas, Aleksandër Rankoviç dhe Eduard Kardel.
Në një kapitull të zgjeruar trajtohet jeta private e Titos dhe historia e pesë grave më të rëndësishme që e shoqëruan nga koha e studimeve në Bashkimin Sovjetik dhe deri kur mbylli sytë në vitin 1980.
Lexuesit e hapësirës shqiptare në Ballkan dhe më gjerë, mund të zbulojnë disa nga dilemat e fatit tragjik që ka shoqëruar kombin shqiptar gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 20, si dhe shkaqet e vërteta të konfliktit mes Shqipërisë së Enver Hoxhës dhe Jugosllavisë së Josip Broz Titos.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.