Joe Biden : Enderrimtari Amerikan

Joe Biden : Enderrimtari Amerikan

B22523
1.000 Lekë
Evan Osnos
ISBN: 9789928314208
Publisher: Morava
Publication Year: 2020
Number of Pages: 171

Dymbëdhjetë vjet pas krizës financiare, virusi e kishte shpartalluar përsëri mitin e Amerikës së sigurt në vetvete. Disa nga paketat më të mëdha financiare të shpëtimit që miratoi Kongresi për biznesin e vogël, në fakt shkuan për sektorin financiar. Miliona dollarë emergjence cash shkuan për “zyrat e familjeve”, kompani personale investimesh që administronin pasuritë për miliarderët e fondeve të investimeve dhe individëve të tjerë të pasur. Bajdeni doli në foltore për të lajmëruar një investim 775 miliardë dollarësh për të rimëkëmbur ekonominë, duke dhënë fonde për arsimin parashkollor, kujdesin në shtëpi për të moshuarit dhe pushime të paguara, masa që, në disa vende të tjera të zhvilluara, janë rutinë. Plani shënjestronte qartë nevojat e amerikanëve që përpiqeshin të balanconin punën me kujdesin për fëmijët dhe, shpesh, për prindërit e moshuar. Ndërsa zgjedhjet afroheshin, Bajdeni përballej me një vështirësi: suksesi i tij politik nuk kishte ardhur kurrë nga fjalimet frymëzuese apo nga përdorimi i zgjuar i mediave sociale; i kishte ardhur nga afrimi i drejtpërdrejtë me njerëzit – por pandemia kishte bërë që ky afrim me njerëzit të bëhej pothuajse i pamundur. Çështja ishte nëse mund të krijonte lidhje me aq shumë votues sa për të mundur Trampin, kur shumë demokratë do të kishin parapëlqyer një tjetër të nominuar demokrat. “Presidenca nuk është thjesht një detyrë administrative… Është, pikë së pari, vendi i lidershipit moral”. Jeta e Xho Bajdenit kishte plot gabime, keqardhje dhe humbje të rënda personale. Dhe, po ta fitonte presidencën, ndoshta nuk do të përdorte shumë nga ajo retorika e zjarrtë që duhet për të prekur shpirtin e kombit. Mirëpo, për një njeri që ndiente dhimbje, ai mund të ofronte një farë ngushëllimi, një gjuhë shërimi. Në njëqind ditët e para të administratës Bajden, ndërkohë që ai do të përpiqet të përcaktojë agjendën, nuk do t’i duhet vetëm të luftojë me kundërshtarët e së djathtës por, ka të ngjarë, të ndeshë rezistencë edhe nga brenda partisë së tij. Në gusht, Lëvizja Lindja e Diellit, grupi që lufton kundër ndryshimeve klimatike, u drejtoi një postim në Twitter “demokratëve të establishmentit”, ku premtonte të ishte një burim i pashtershëm kritike edhe pas largimit të Trampit: “Bajdeni është vetëm mjeti për të shqelmuar Trampin jashtë Shtëpisë së Bardhë. Bëhuni gati për katër vjet skëterre nga brezi i të rinjve të zemëruar”.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.