Historia Ime

Historia Ime

B23345
1.400 Lekë
Edward Snowden
ISBN: 9789951817172
Publisher: Pema
Publication Year: 2021
Number of Pages: 384

HISTORIA IME nga Edward Snowden
Si e krijova dhe shpërfaqa sistemin më të madh të spiunazhit në botë
I shpallur Libri më i mirë i vitit nga Financial Times dhe NPR.
“NJË RRËFIM MAGJEPSËS... LEXOHET SI NJË TRILLER LETRAR.” – JENNIFER SZALAI, The New York Times
Edward Snowden, njeriu që rrezikoi gjithçka për të shpërfaqur sistemin e mbikëqyrjes masive të qeverisë amerikane, zbulon për herë të parë historinë e jetës së tij, si dhe mënyrën se si ai ndihmoi për ta ndërtuar atë sistem dhe çfarë e motivoi në përpjekjet për ta shkatërruar atë.
Në vitin 2013, njëzetenëntëvjeçari Edward Snowden tronditi botën kur u largua nga institucionet e inteligjencës amerikane dhe zbuloi se qeveria amerikane po përdorte fshehurazi çdo mjet për të përgjuar çdo telefonatë, tekst të shkëmbyer dhe imejl. Rezultati ishte një sistem i paprecedentë i mbikëqyrjes masive me aftësinë për t’u futur në jetën private të çdo personi në Tokë. Shtatë vjet më vonë, Snowden-i rrëfen për rolin e tij në krijimin e këtij sistemi dhe pse vendosi ta ekspozojë atë.
Duke rrokur në një rrëfim të vetëm jetën në rrethina gjatë fëmijërisë dhe postimet klandestine të CIA-s dhe NSA-së kur ishte adoleshent, Historia ime është rrëfimi i jashtëzakonshëm i një të riu gjenial që u rrit në internet – i një njeriu që u bë spiun, denoncues publik dhe u arratis në ekzil, duke u kthyer në ndërgjegjen e internetit. Është shkruar me zgjuarsi, hir, pasion dhe një sinqeritet të palëkundur.
Historia ime është një autobiografi me rëndësi themelore në epokën tonë digjitale, që do të kthehet në mënyrë të pashmangshme një vepër klasike.
“I ngjashëm me një triller spiunazhi. Nëse zbulimet që bëri publike Snowden-i ishin shpërthyese, rrëfimi i tij për zbulimin e tyre është një kreshendo.” – BURGESS MAT, WIRED.
“Nuk lëshohet nga dora derisa ta mbarosh së lexuari. Snowden-i shfaq një aftësi të rrallë për të shpjeguar me një gjuhë të qartë dhe bindëse funksionimin e brendshëm të sistemeve [CIA dhe NSA] dhe të kërcënimit që ai besonte se përbënin.” – GREG MILLER, Washington Post.
“Edhe për ne që ndoqëm nga afër zbulimet e Snowden-it, Historia ime është plot befasi... Një denoncues publik shumë ngurrues, Snowden-i shfaqet gjithashtu në mënyrë të veçantë si një patriot amerikan, dhe meqenëse më në fund rrëfeu për veten – ai meriton falënderimet tona”. – D.D. Guttenplan, The nation

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.