Patriotizimi Kushtetues

Patriotizimi Kushtetues

B23347
750 Lekë
Jan Werner Muller
ISBN: 9789951817141
Publisher: Pema
Publication Year: 2021
Number of Pages: 184

"Patriotizmi kushtetues" nga Jan-Werner Müller
Përkthyer nga Enela Topulli dhe redaktuar nga Prof. Asoc. Dr. Arjan Vasjari
"Patriotizmi Kushtetues" ofron një teori të re të nënshtetësisë dhe besnikërisë qytetare për demokracitë liberale, kulturalisht të larmishme. Duke refuzuar përshkrimet konvencionale të nacionalizmit liberal dhe kozmopolitizmit, Jan-Werner Müller argumenton për një formë të përkatësisë politike, të përqendruar në normat universaliste të përshtatura për kultura kushtetuese specifike. Në të njëjtën kohë, ai prezanton një qasje të re të të menduarit për përkatësinë politike dhe parakushtet e legjitimitetit demokratik përtej shtet-kombit. Libri merr si rast studimor zhvillimin e Bashkimit Europian, por mësimet e tij zbatohen edhe për SHBA-të dhe pjesë të tjera të botës.
Eseja e Müller-it nis me një panoramë tërheqëse historike të fillesave dhe përhapjes së konceptit të patriotizmit kushtetues - idesë se devotshmëria politike duhet të përqendrohet në normat dhe vlerat e një kushtetute liberal demokratike sesa në një kulturë kombëtare apo në "komunitetin global njerëzor". Në një pjesë më analitike, ai më pas propozon një konceptim kritik të nënshtetësisë, që le hapësirë për kundërshtim dhe mosbindje civile, ndërsa e merr seriozisht nevojën e një entiteti politik për stabilitet me kalimin e kohës. Teoria e patriotizmit kushtetues të Müller-it i përgjigjet sfidave të multikulturalizmit de facto të shteteve të së sotmes - me një sërë implikimesh konkrete të politikave për emigracionin dhe parakushtet për nënshtetësinë, të shprehura qartë. Dhe ngre pyetjen se ç'do të thotë fuqizimi qytetar në një botë të globalizuar.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.