Shpik & Enderro

Shpik & Enderro

B23575
1.400 Lekë
Walter Isaacson
ISBN: 9789951817226
Publisher: Pema
Publication Year: 2021
Number of Pages: 321

Shpesh me pyesin se cilin nga njerëzit që jetojnë sot, do ta vierësoja në të njëjtën kategori me ata, për të cilët kam shkruar si biograf: Leonardo da Vinci, Benjamin Franklin, Ada Lovelace, Steve Jobs dhe Albert Ajnshtajni. Të gjithë ishin shumë të zgjuar. Por nuk është kjo, ajo që i bëri ata të veçantë. Njerëzit e zgjuar janë shumë të zakonshem dhe shpesh nuk arrijnë të bëhen të suksesshem. Ajo që ka rëndësi është të jesh krijues dhe të kesh imagjinatë. Kjo është ajo që e bën dike një novator të vërtetë. Madje kjo është arsyeja, pse përgjigjja ime ndaj kësaj pyetjeje është: Jeff Bezos.
Pra, cilat jane tiparet e krijimtarisë dhe të imagjinatës së këtyre njerëzve dhe çfarë më bën mua të mendoj, se Bezos-i i përket së njëjtes kategori si subjek tet e mia të tjera?
E para është të jesh kureshtar; kureshtar me pasion.
Tipari i dytë kryesor eshtë t'i duash artet dhe shkencën dhe t'i lidhësh bashke ato.
Tipari i fundit i përbashkët për të gjitha subjektet e mia është se, njësoj si një
femijë, ata kishin ndjesinë e mrekullise.
NËPËRMJET KETIJ LIBRI mund të mësoni shumë nga mësimet dhe sekretet e zbuluara në intervistat, shkrimet dhe letrat vjetore të Bezos-it si aksionar, të cilat ai i ka hartuar personalisht që nga viti 1997. Këtu janë pesë, që unë mendoj se janë më të rëndësishmet:
1. Përqendrohuni në planin afatgjatë.
2. Përqendrohuni pa pushim dhe me pasion te klienti.
3. Shmangni prezantimet me "Power Point" dhe me diapozitive.
4. Përqendrohuni te vendimet e mëdha.
5. Punësoni njerëzit e duhur.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.