Rugoven, Si E Kam Njohur

Rugoven, Si E Kam Njohur

B24021
1.000 Lekë
Gani Mehmetaj
ISBN: 9789928320933
Publisher: Uet Press
Publication Year: 2022

Sot qytetarët e Kosovës do të ndahen nga Presidenti tyre, nga njeriu të cilit i besuan fatin e vet, ashtu si hebrenjtë ia besuan Moisiut fatin e tyre. Adhurimi dhe zia që ka pllakosur Kosovën dhe mbarë shqiptarët në të gjithë botën, do të mund të krahasoheshin në përmasat përkatëse me vdekjen e Papës. Këto pesë ditë kanë qenë një dëshmi e sinqertë e përmasave të popullaritetit të liderit të Kosovës, ashtu sikurse kane qene ditet e hipokrizisë ndaj figurës së këtij personaliteti pa te dytë në jetën shqiptare, në historinë shqiptare të mbushur me heronj, me trima mbi trima, me epike dhe legjenda. Hipokritë ndaj Rugovës kanë qenë së pari të gjithë kundërshtarët e tij në Kosovë, të cilët në median shqiptare dhe kosovare, nëpër dyert e ambasadave apo nëpër kafenetë e Prishtinës, nuk kanë lënë gjë pa shpifur, nuk kanë lënë gjë pa transformuar, nuk kanë lëne tekst pa nxjerrë jashtë kontekstit ne veprimtarinë dhe jetën e Rugovës, Aq sa e futën Rugoven në të gjitha llojet e rrjeteve apo nenrrjeteve të UDB se", aq sa e poshtëruan moralisht deri në - "e la vjehrrën në meshiren e bombardimeve serbe në Kosovë, dhe vete iku në Itali. Të tjera thagma si keto mund te gjesh pafund gjithandej nepër luftëra politike apo jopolitike. Dhe janë ne te drejten e tyre, kanë qenë në të drejtën e tyre që të përdorin të gjitha mjetet kunder kundërshtarit të tyre politik, Rugovës, cili ka mundur sistematikisht pa renë kurrë në të njëjtat nivele e mjete, pa rene kurrë në të njëjtat metoda si kundërshtarët e vet. Por, të pakten, mund të kishin kursyer gjithë këtë hipokrizi dhe veneracion keto dite te zisë ndaj Rugoves, të paktën të kishin kursyer vleresimet, epitetet apo hiperbolat për të njëjtin njeri, për të cilin nuk kishin lënë gjë pa thene me heret. Ne te njejtën pozitë ndodhen dhe socialistet shqiptare, apo disa figura e grupime, te cilet gjate gjithe ketyre viteve e kanë shenjestruar Rugovën si "tradhtarin e çështjes kosovare, si "tradhtarin e çështjes kombëtare. Sidomos në ditët më të rënda për Kosoven, në periudhën e viteve 1998 1999, kur Rugova ishte një udhëheqës pa popull, një udhëheqës me njerez që regjimi serb i kishte degdisur nëpër botë. Përjashto shkrimtarin Dritëro Agolli, qe kerkoi ndjese publike që nuk e kishte kuptuar Rugovën në kohën e tij, të tjerët janë futur se njejtes linje hipokrizie ndaj Rugoves, ne diten e tij te mbrame. Jo se nje figure e tille si Rugova nuk mban dot te tilla kontraversione, edhe ne ditet e tij te fundit mbi kete dhe. Por ndoshta, me pak hipokrizi do të ishte më e lehtë ne keto dite zie per Rugoven

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.