Magelani Njeriu Dhe Vepra E Tij

Magelani Njeriu Dhe Vepra E Tij

B25578
1.400 Lekë
Stefan Cvajg
ISBN: 9789928341730
Publisher: Botart
Publication Year: 2023
Number of Pages: 332

Në histori vlera morale e veprës nuk përcaktohet nga përfitimi material. Përgjatë rrjedhës së kohës, njerëzimin e pasuron vetëm ajo vlerë që ia ngre nivelin e diturisë dhe ia forcon vetëdijen e tij krijuese. Nisur nga kjo, vepra e Magelanit ua kalon të gjitha veprave heroike të kohës kur jetoi. Lavdia e saj qëndron te sakrificat për ta realizuar ëndrrën e tij dhe të qindra e mijëra kapedanëve të tjerë detarë të pasionuar pas lundrimit. Vetëmohimi i pashembullt i atyre pesë anijeve të vogla, të rraskapitura, të vetmuara mes ujërash, të cilat u nisën me qëllimin e shenjtë të zbulimit të së panjohurës, ka mbetur në kujtesën historike të njerëzimit. Magelani, njeriu që dha idenë e lundrimit rreth e qark botës, ai që pati guximin ta ndërmarrë atë, do të mbetet i paharruar. Pas kërkimesh të kota prej një mijë vitesh, ishte anija e tij e fundit që arriti të njohë perimetrin e rruzullit të tokës. Për herë të parë, me kapërcimin e hapësirës së tokës, njerëzimi ndjeu fuqinë, kënaqësinë dhe kurajën e arritjes së madhështisë së tij. Kjo vepër pothuajse e harruar e Magelanit vërtetoi ndër shekuj se, kur qëllimi dhe pasioni marrin energji nga gjenia e mendjes, njeriu mbizotëron ndaj të gjitha forcave të natyrës. Edhe një njeri i vetëm, atë që për qindra breza kishte qenë thjesht ëndërr e dëshiruar, mund ta shndërrojë në një të vërtetë të pavdekshme.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.