Ditet E Fundit Te Lev  Tolstoit

Ditet E Fundit Te Lev Tolstoit

B07253
500 Lekë
Vladimir Certkov
ISBN: 9992753579
Publisher: Onufri
Publication Year: 2005
Number of Pages: 88

Konti Lev Nikollajeviç Tolstoi (1828-1910)-njeri me shpirt të forte e të patundur - gjithë jetës copëtohej midis natyrës së tij të ndjeshme dhe mbindjeshmërisë së ndërgjegjes. Joshja dhe tundimi i qytetit e shpërngulnin atë shpesh nga udhëza e qetë e fshatit, nëpër të cilën Tolstoi-asket digjej të ecte me po atë pasion, me të cilin Tolstoi-qejfli dëshironte i dalldisur ngushëllimet e epshit. Në rini e pati sunduar epshi. Më vonë, pas martesës (1862), Tolstoi e gjeti prehjen shpirtërore në jetën familjare, duke iu kushtuar drejtimit të çifligut - ai zotëronte tokapjellore mbi Vollgë - dhe punës mbi librat e tij më të mire. Pikërisht në këtë periudhë, në vitet '60 dhe fillimin e viteve '70, ai krijoi kryeveprat e tij - romanin madhështor "Lufta dhe Paqja" (1869) dhe romanin e pavdekshëm "Ana Karenina". Dhe më vonë, në fund të viteve '70, kur i kishte kapërcyer qëkuri të dyzetat, ndërgjegjja triumfoi mbi interesat personale, mirëqenien familjare, karrierën marramendëse letrare, të cilën ai e sakrifikoi për hir të asaj që e quante borxh moral, duke parapëlqyer guximin piktoresk para krijimtarisë së thjeshtë, jetën e ashpër, të bazuar në principet racionale të moralit kristian dhe idesë abstrakte të humanizmit. Dhe kur në 1910-ën e kuptoi qartë se, duke vazhduar të qëndronte në çifligun e tij, në gjirin e bute familjar, ai vazhdonte gjithaq t'i tradhtonte idealet e rrojtjes së thjeshtë e të pamëkatë, ky plak 80-vjeçar u largua nga shtëpia, u nis të shkonte më këmbë në manastir dhe, pa sosur gjer aty, takoi vdekjen në një han të vogël të një stacioni hekurudhor.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.