Sarkozy Emri I Cgjeje Eshte

Sarkozy Emri I Cgjeje Eshte

B11402
500 Lekë
Alain Badiou
ISBN: 9928113017
Publisher: Zenit
Publication Year: 2011
Number of Pages: 125

Të mbështesësh sot hipotezën komuniste në eksperimentimin lokal të ndonjë politike, në eksperimentimin që na lejon të mbajmë, kundër dominimit të vendosur reaksionar, atë çfarë unë e quaj pikë, pra një kohësi specifike, një konsistencë të veçantë: ky është kushti minimal që bën që mbajtja e hipotezës të shfaqet gjithashtu si transformim i evidencës së saj.
Në këtë këndvështrim, ne jemi më pranë një grupi problemesh të shqyrtuar në shekullin XIX sesa historisë së revolucioneve të shekullit XX. Kemi të bëjmë, ashtu si në 1840, me kapitalistë absolutisht cinikë, të shtyrë gjithnjë e më tepër nga ideja se vetëm pasuria vlen, se të varfrit janë vetëm dembelë, që Afrikanët janë të prapambetur dhe se e ardhmja, pa ndonjë cak të qartë, i takon borgjezive të “qytetëruara” të botës perëndimore. Po rishfaqen gjithë llojet e fenomeneve të shekullit XIX: zona jashtëzakonisht të shtrira të mjerimit, si brenda vendeve të pasura edhe në zonat e shpërfillura apo të grabitura, pabarazi pa pushim në rritje, ndarje radikale mes popullit punëtor apo të papunë dhe klasave të mesme, shpërbërje e plotë e pushtetit politik në shërbime të mirash, çorganizim revolucionarësh, dëshpërim nihilist i fraksioneve të tëra të të rinjve, servilizëm i një shumice të gjerë të intelektualëve, aktivitet eksperimental shumë i grupuar, por shumë i kufizuar, i disa grupeve në kërkim të mjeteve bashkëkohorë të hipotezës komuniste...
Pa dyshim, ja pse, si dhe në shekullin XIX, siç çdokush e di, sot nuk bëhet fjalë për fitoren e hipotezës, por për kushtet e ekzistencës së saj. Dhe kjo ishte çështja e madhe e revolucionarëve të shekullit XIX: së pari, ta bësh hipotezën të ekzistojë. Pra, kjo është sërish detyra jonë në këtë fazë të ndërmjetme që po na shtyp. Por është edhe ekzaltuese: prej kombinimit të ndërtimeve të mendimit, të cilët janë gjithnjë globale ose universale, dhe eksperimentimeve politikë, që janë lokalë ose singularë, por të transmetueshëm universalisht, le të sigurojmë ekzistencën e re të hipotezës komuniste, ndër ndërgjegjja dhe nëpër situata.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.