Enver Hoxha

Enver Hoxha

B12040
1.500 Lekë
Blendi Fevziu
ISBN: 9789995639358
Publisher: Uet Press
Publication Year: 2011
Number of Pages: 398

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë. Madje, ndryshe nga shumë diktatorë të tjerë, ai jo vetëm e shoqëroi trukimin e historisë me eliminimin e dëshmitarëve dhe të njerëzve që kishte pasur afër, atyre që nuk do t'ia pranonin trillet, por e nisi këtë eliminim dhe trukim shumë herët, jo kur u ngjit në piedestal, as kur u bë njeriu më i fortë i vendit. Ai i nisi trukimet dhe eliminimet që në vitet e para të karrierës së tij në Partinë Komuniste të Shqipërisë, që kur ishte ende ilegal, ende në kërkim dhe ende pa e pasur pushtetin që arriti ta ketë më pas. Pas viteve '90 dëshira për ta treguar historinë e Enver Hoxhës dhe të karrierës së tij ashtu siç ishte, reale, shpesh i zhyti rrëfimtarët në kurthin e kalimit të cakut, të denigrimit pa shkak dhe të memuaristikës së diktuar nga zhvillimet e ditës. Enver Hoxhën u orvatën ta zhdukin nga çdo piedestal, duke nisur nga pyetjet bazike: A kishte qenë ai realisht komunist? A kishte qenë ai i pari i Partisë apo e kishte uzurpuar Partinë që mori pushtetin në dorë?

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.