Jetet E Parrefyera Te Pipa Lise

Jetet E Parrefyera Te Pipa Lise

B12833
1.100 Lekë
Rebecca Miller
ISBN: 9789994302062
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2012
Number of Pages: 316

Mbi librin Ç'pjesë të jetës sonë fshehim, kur duam të krijojmë një jetë të qëndrueshme e të suksesshme prej të rrituri? Pipa Lia kishte pikërisht një jetë të tillë në moshën 50-vjeçare, kur i shoqi, më i madh se ajo, një botues në pension, vendosi se duhej të shkonin në një shtëpi të moshuarish jashtë Nju-Jork Sitit. Befas, Pipa gjendet e kapur në grackën e asaj që e kishte ndërtuar vetë në mënyrë të gënjeshtërt. Fillon të humbasë mendjen dhe ajo çka kishte ndryrë në vetvete, fillon të tronditet. Hap pas hapi, ne fillojmë të marrim vesh të vërtetën e jetës së saj në rini dhe se si kjo e çoi deri në martesë – vite rebelimi dhe mospranimi, thyerje tabush dhe sfida të fuqishme. "Jetët e parrëfyera të Pipa Lisë" është hulumtimi për një grua të zonjën, kureshtare dhe që vështrohet në shumë pamje – një portretizim tepër inteligjent i shumë jetëve përtej një emri të vetëm. Komente mbi librin "Brilante... Përshkrimi që i ka bërë Miller personazhit kryesor është aq i hollësishëm dhe i vizatuar me dashuri, sa është e pamundur të mos zhytesh tërësisht në të." Nylon "Miller rrëfen mrekullisht për një grua amerikane që rrëmon e rrëmon sërish në kërkim të lumturisë." The Believer "Miller është një shkrimtare e mrekullueshme. Hulumtimi brenda jetëve të parrëfyera të Pipas është njëlloj sikur të hapesh një seri matrioshkash ruse, ku çdonjëra prej tyre rrëfen një histori më vete." The Observer

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.