Loje Me Armikun

Loje Me Armikun

B14972
900 Lekë
John Carlin
ISBN: 9789928419774
Publisher: Pegi
Publication Year: 2014
Number of Pages: 308

“Sporti ka fuqinë të ndryshojë botën. Ka fuqinë të frymëzojë, të bashkojë njerëzit më shumë se gjithçka tjetër... në rrëzimin e pengesave racore ai është më i fuqishëm se qeveritë.” Nelson MANDELA Ky libër përshkruan fushatën sistematike, të shkëlqyer e të habitshme që ndërmori Mandela për të afruar njerëzit me ngjyrë të zemëruar me të bardhët e frikësuar përreth një ngjarjeje sportive, një loje ragbie. Dorështrëngimi i parë i afrikanojugorëve në një fushë ragbie, do të kishte tingëlluar absurd dhe qesharak para se të ndodhte. Në fund të fundit, ragbia ishte feja laike e afrikanëve të bardhë, etnia që shpiku dhe zbatoi aparteidin. Ishte një sport që shumica e popullsisë me ngjyrë e konsideronte si “zbavitjen e egër e të huaj të një populli po aq të egër e të huaj”. Lëvizja antiaparteid luftoi shumë fort për një bojkot botëror të ekipit afrikanojugor të ragbisë, Springboks-it, duke ditur që kjo, po aq sa sanksionet ekonomike dhe trazirat në vend, do t’i bindte të bardhët që sundimi i tyre nuk ishte i qëndrueshëm. Tani, në një përpjekje për të bindur një minoritet të mundur se ata kishin me të drejtë një vend në rendin e sapovendosur, Mandela pranoi të mirëpriste Kampionatin Botëror të Ragbisë, në 1995-n, në Afrikën e Jugut. Për më tepër, ai u angazhua personalisht që afrikanojugorët me ngjyrë të shndërroheshin në tifozë të Springboks-it, duke ia huazuar karizmën e tij këtij sporti të shumurryer dhe duke mobilizuar të gjitha racat në mbështetje të një kampionati botëror.
Sigurisht, të mendosh se një lojë e vetme sportive, edhe në qoftë për kampionat botëror, mund të shërojë tre shekuj ndarjeje raciale, duke shndërruar gjithë tmerret dhe urrejtjet e grumbulluara në një çast magjik, është tepër romantike. Në të vërtetë, Afrika e Jugut është ende një apo dy gjenerata larg pajtimit racial. Por Carlin-i ka përmbledhur dhe ka paraqitur aq shumë dëshmitarë, nga luftëtarët më të flaktë antiaparteid e deri te racistët më të hidhur, që shpallin me solemnitet se ndeshja e kampionatit botëror të 1995-s qe një çast thellësisht edukues në përpjekjet e shtetit të ri për të shmangur luftën civile. E kur të keni mbaruar librin, me dëshirë do ta pranoni licencën poetike të autorit.
The New York Times

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.