Pushkini Ne Kulturen Ruse

Pushkini Ne Kulturen Ruse

B15754
Out-of-Stock
1.200 Lekë
Leonid Grossman
ISBN: 9789928001016
Publisher: Bota Shqiptare
Publication Year: 2014
Number of Pages: 574

Ky libër është një jetëshkrim i Pushkinit, i cili parashtrohet në formën e kronikës biografike, bazuar në analet politike dhe në historinë e letërsisë së kohës së tij. Historia e jetës së shkrimtarit të madh trajtohet në lidhje të drejtpërdrejtë dhe të pandashme me veprimtarinë e tij artistike, si një bazë e shëndoshë e trashëgimisë së tij letrare, e cila njihet nga mbarë bota.
Detyrën që i kemi ngarkuar vetes, do ta quanim të kryer relativisht, nëse do të arrinim, qoftë edhe sadopak, të shprehnim atë dashuri të pafund që pati ndezur figura harmonike e poetit fisnik në zemrat e popullit të tij të madh, i cili hyri në një epokë të re historike. Vetëm epoka jonë e ndjeu dhe e shprehu plotësisht tërë rëndësinë e jashtëzakonshme të artistit gjenial për vendin e tij, të cilën vetëm për së largu e patën ndier bashkëkohësit e tij më të mirë.
"Pushkini ishte jehonë e brezit të tij, me të gjitha mangësitë dhe me të gjitha virtytet që ky mbartte, - pati shkruar dekabristi Jakushkin, - dhe prandaj kjo, ndoshta, është dhe arsyeja që poeti ishte me të vërtetë popullor, si askush tjetër deri atëherë në Rusi".
Përçues i shquar i fateve historike dhe i kulturës së popullit të vet, që e pagoi me një fat tragjik misionin e tij të lartë, si shkrimtar rus - ja, i tillë shfaqet Pushkini nga dokumentet e kohës së vet, i tillë ngrihet para syve tanë në epokën që po jetojmë, dhe të tillë mundohet ta pasqyrojë edhe jetëshkrimi në fjalë që po u paraqitet lexuesve.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.