Volter

Volter

B19154
500 Lekë
Andre Maurois
ISBN: 9789928113689
Publisher: Zenit
Publication Year: 2017
Number of Pages: 128

... Ai ka qenë mrekullisht i gjallë dhe njerëzit, të cilët i tremben më shumë mërzitjes se shqetësimeve, u janë mirënjohës atyre që i bëjnë të jetojnë me një ritëm më të shpejtë dhe më të fortë.
Me violinat e para të Volterit, francezët ndienin t'u gjallërohej shpirti. Mund të pëlqesh muzikë më të rëndë, por ajo e tij duhej të kishte shumë ëmbëlsi, sepse edhe sot mbas gati dy shekujsh, Franca nuk është e lodhur nga ajo që e kanë quajtur aq mirë prestisimoja e Volterit.
***
Ndërkohë që po e trajtonin si gjysmë – perëndi, trupi i tij filloi t'i kujtonte se edhe ai ishte i vdekshëm. Pështyu gjak. I thanë që të thërrisnin për një prift. I gjithë Parisi përgjonte sjelljen e tij. Ajo qe e dykuptimtë.
Ai pati frikë mos hidhej në gropë si i pafe dhe kërkoi të rrëfehej publikisht, ashtu siç bëhej në shekujt e parë të kishës. Abati Gotje nuk pranoi dhe i tha që të bënte një deklaratë me shkrim, ku të shprehte ndjenjat e tij. Ai nuk pranoi dhe e shtangu priftin duke i thënë: "Mjaft për sot! Të mos e përlotim skenën!"

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.