Pronesia Intelektuale Dhe Sipermarrja

Pronesia Intelektuale Dhe Sipermarrja

B23911
Out-of-Stock
800 Lekë
ISBN: 9789928221629
Publication Year: 2022
Number of Pages: 90

Pronësia intelektuale, në evolucion të pandërprerë, ka marrë një rol jetësor në ritmin e shpejtë të zhvillimit të inovacionit teknologjik, shkencor dhe mjeksor, dëshmitarë të të cilit jemi sot. Për më tepër, ndryshimet në ambientin e një ekonomie globale kanë ndikuar në zhvillimin e odeleve të biznesit ku pronësia intelektuale është një element qendror që përcakton vlerat dhe rritjen potenciale të ekonomisë së një vendi.
Zhvillimi i çdo shoqërie varet direkt nga të drejtat e pronësisë intelektuale dhe nga politikat e zhvillimit të tyre. Mungesa e kultivimit të një ndjeshmërie më të madhe ndaj të drejtave të pronësisë intelektuale, çon në atrofizimin e përpjekjve për zhvillimin e pandërprerë të objekteve të pronësisë intelektuale, rrezikut të lartë të shkeljes së të drejtave të pronësisë intelektuale, humbje ekonomike dhe asfiksim të ambientit intelektual në vend. Është e domosdoshme pra, përhapja e njohurive mbi pronesinë intelektuale, nëse synohet për një zhvillim i shpejtë në kërkim dhe teknologji.
Bazuar në sa më sipër, Libri i znj. Albana Laknori “Pronësia Intelektuale dhe Sipërmarrja” sjell në mënyrë elegante përmes ngjarjeve të ndryshme të ndodhura në botën e biznesit, që jo vetëm dëshmojnë për rëndësinë e patentave për shpikje, markave tregtare, treguesve gjeografikë dhe të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura me to, por edhe rëndësinë e mbrojtjes së këtyre të drejtave që burojnë nga kategoritë e mësipërme.
Libri sugjeron që kjo mund të arrihet jo vetëm përmes sensibilizimit të opinionit publik dhe biznesit, por edhe përmes hartimit të një kuadri ligjor që të garantojë mbrojtjen e këtyre të drejtave.
Prof. Dr. Spartak Bozo
Ekspert i Pronësisë Intelektuale

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.