Roman Doktori

Roman Doktori

B19913
800 Lekë
Riku Korhonen
ISBN: 9789928251435
Publisher: Fan Noli
Publication Year: 2018
Number of Pages: 332

U mbështeta në karrige. Shijoja ngrohtësinë. Shpejt ndjeva se do të ndodhte diçka e bukur dhe do të humbisja ndjenjen e realitetit. Dhimbja pushoi, por nuk u zhyta në erresirë e ruajta vetëdijen. Shikoja shtellungat e avullit në driten e qartë të llambave halogjene dhe e kuptova menjëherë se jam brenda një shtylle të ndritshme avulli të pafund, se kam qënë gjithmonë aty dhe gjithmonë do të jem aty, i gjatë dhe i plakur, i shkrirë plotësisht në ciklonin e avullit, nga i cili formoheshin pjesë të ndryshme të gjithësisë. Fluturoja pranë tyre dhe mahnitesha. Pata ndjesinë se kjo vazhdoi pafundësisht gjatë, ndoshta javë të tera, derisa pashë para vetes një figure të zhveshur, të erret shumë të kërrusur. Avulli ia turbullonte tiparet. Kishte duar të dobeta dhe bark të fryrë. Floket pothuajse i kishin rënë. Ai u kthye dhe me tha diçka, pastaj lau dhëmbët para pasqyres. Shtypi shkumen e rrojes dhe u rrua me kujdes. Levizjet i kishte të ngadalshme dhe i merrej fryma. Pastaj u ul, e shtyu veten dhe fluturoi. Ishte një pamje mahnitese. Ndjeva lehtësim, duke e parë atë të ngrihej lart. Dhe atëherë ndodhi dicka e ankthshme. Fillova të ngrihem. Trupi i kalbur më mbeti në banjë. Vrojtoja si një vezhgues anesor. Në mes rrinte midis avullit një figure e shtypur

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.