Jete E Fshehur

Jete E Fshehur

B20009
800 Lekë
Lee Seung U
ISBN: 9789928062147
Publisher: Ombra Gvg
Publication Year: 2018
Number of Pages: 266

Ki-Hyon edhe pse njeri epsharak dhe i dobët, vuan nga ndjenja e fajit ndaj vëllait të tij më të madh, U-Hyon me pasione të shumta për fotografinë, i cili ka humbur të dyja këmbët në një aksident në ushtri. Egoizmi dhe lakmia e ka shtyrë në një histori të ndërlikuar dashurie me Sunmin, që në të vëretë është e dashura e vëllai të gjymtuar. Për shkak të këtyre raporteve zbulojmë realitetin e një marrëdhënie gati surealiste, që fillon shumë herët kur Ki-Hyon, i vodhi aparatin fotografik aq të çmuar të vëllait. Ky veprim erdhi si shkak i xhelozisë nga koleksioni i mrekullueshëm i fotografive, por edhe këngës që i këndonte Sunmi, kur ata mbylleshin bashkë në dhomë. Por të gjitha këto i takojnë të kaluarës kaotike, kohës së rinisë.
Edhe pse gjithçka tingëllon si një dashuri e humbur, krizat dhe vuajtjet e vëllait të gjumtuar e rikthejnë atë në familje. Gjatë gjithë jetës, prej një historie të fshehur, nëna e tyre edhe pse e respektonte, nuk e kishte parë asnjëherë në sy babain e tyre. Por e vetmja që mund t’i kurojë plagët e kësaj dhimbjeje të hershme, është Sunmi, e cila jeton me familjen e saj të dhunshme dhe me shumë kontradikta në periferinë e Seulit, dhe që ende nuk e ka kuptuar pse ish i dashuri fotograf ishte larguar prej saj pa asnjë shpjegim.
Ka shumë të ngjarë, që kjo të jetë historia më e çuditshme e dashurisë që mund të keni lexuar, dhe që duket sikur endet në domenet e prozës së Murakamit, Borgesit apo Kafkës. Me siguri do të përjetoni një gjendje ankthi ndaj kësaj rrëfenje magjepsëse.
Lee Seung-U na kujton se është dashuria ajo forcë që na bashkon të gjithëve… pavarësisht rrethanave dramatike në të cilën ajo lind.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.