Libri I Baltimoreve

Libri I Baltimoreve

B20013
1.400 Lekë
Joel Dicker
ISBN: 9789994305445
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2018
Number of Pages: 432

Deri në ditën e fundit të Dramës, kishte dy familje Goldmanë. Goldmanët e Baltimorës dhe Goldmanët e Montklerit. Goldmanët e Montklerit, nga të cilët rrjedh Markus Goldman, autori i librit “E vërteta mbi çështjen Harry Quebert” janë një familje e shtresës së mesme, që banojnë në një shtëpi të vogël në Montkler, pranë Nju Xhersit. Goldmanët e Baltimorës janë një familje e pasur, që jeta u buzëqesh për gjithçka, jetojnë në një shtëpi luksoze në një periferi të pasur të Baltimorës, dhe të cilëve Markusi iu kushton një admirim pa kufi. Tetë vjet pas Dramës, Markusi vendos që kësaj radhe të tregojë historinë e familjes së tij, kur në shkurt të vitit 2012 ai largohet nga dimri njujorkez për në nxehtësinë tropikale të Boka Ratonit, në Florida, ku do t’i shtrohet punës për romanin e tij të ardhshëm. Në mëshirën e kujtimeve të rinisë së tij, Markusi i rikthehet jetës dhe fatit të Goldmanëve të Baltimorës dhe magjepsjes që ai provoi dikur për këtë familje të Amerikës së pasur, mes pushimeve në Majami, shtëpisë verore në Hamptons dhe çapkënllëqeve në shkollat private. Por vitet kalojnë dhe shkëlqimi i Baltimorëve shkërmoqet gjithmonë e më shumë me afrimin e Dramës. Deri në ditën kur gjithçka përmbyset. Ndërsa një pyetje e përndjek Markusin që nga ajo kohë: Çfarë ndodhi me të vërtetë me Goldmanët e Baltimorës? Joel Dicker ka lindur në Gjenevë më 1985-ën. Romani i tij i parë “Ditët e fundit të baballarëve tanë” fitoi çmimin e shkrimtarëve të Gjenevës në vitin 2010. Pastaj, më 2012-ën botoi “E vërteta mbi çështjen Harry Quebert”, që fitoi njëri pas tjetrit Çmimin e Vokacionit Bleustein-Blanchet, Çmimin e Madh të Romanit të Akademisë franceze dhe Çmimin e 25-të Goncourt të Gjimnazistëve

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.