Flaka Misterioze E Mbretereshes Loana

Flaka Misterioze E Mbretereshes Loana

B20051
1.600 Lekë
Umberto Eco
ISBN: 9789928217752
Publisher: Dituria
Publication Year: 2018
Number of Pages: 460

Jambo, një librar antikuarësh që jeton në Milano, ka pësuar një goditje cerebrale dhe jeton në mjegull. Humbja e kujtesës së tij është e çuditshme - ai mund të kujtojë përmbajtjen e çdo libri që ka lexuar, çdo varg poezie, por ai nuk di më emrin e vet, nuk e njeh gruan e vajzat e tij, dhe nuk i kujtohet asgjë nga fëmijëria. Në përpjekje për t’u rimëkëmbur, gruaja e bind që të kthehet në shtëpinë e familjes ku është rritur, diku në kodrat midis Milanos dhe Torinos. Atje, në papafingon e shtëpisë, ai kërkon e gjen nëpër kuti gazeta të vjetra, libra vizatimorë, disqe muzikore, albume fotografish dhe ditarë të adoleshencës. Dhe kështu Jambo nis e rrëfen historinë e brezit të tij: nga himni fashist “Giovinezza” te Musolini, nga edukimi katolik me ndjenjën e fajit te autorët e preferuar Salgari etj., aktoret e famshme dhe hartimet e shkollës. Jeta që garon para syve të tij merr formën e një romani grafik. Jambo lufton përmes boshllëqeve të kujtesës për të kapur një imazh të thjeshtë dhe të pafajshëm: atë të dashurisë së tij të parë dhe për të rijetuar gjurmët e një përvoje të rëndë personale në vitet e Rezistencës. Ideja e jetës, kufijtë dhe perspektivat e saj, janë rrëfyer në këtë roman përmes kujtimeve.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.