Pa Fryme

Pa Fryme

B20250
800 Lekë
Lorenzo Amurri
ISBN: 9789928233301
Publisher: Pegi
Publication Year: 2018
Number of Pages: 248

Jeta e tij ishte e bukur: muzikë, miq, drogë dhe rock & roll. Lorenco Amurri ishte njeri me fat, derisa, një ditë, teksa po bënte ski me të dashurën, Johanën, pëson një aksident të rëndë. Një çast më pas, është i shtrirë diku dhe po nxitojnë për në spital. Ofiçina, helikopterë, sulme ushtarakësh të ëndërruar e doktorë të vërtetë.
Pas disa ditësh, ndërgjegjja kthehet sërish dhe bashkë me të, tmerri i situatës së tij të re: është i paralizuar në pothuajse gjithë trupin e tij, nga gjoksi e poshtë. Ka vetëm një shpresë të vogël për duart, dhe duart për të janë të rëndësishme, pasi falë tyre ai është kitarist dhe muzikant, një ndër më të talentuarit të gjeneratës së tij.
Kalon shumë muaj, pothuajse një vit, në një klinike zvicerane për t’u rehabilituar, për t’u kthyer pak nga pak në jetë. Një rikthim i vështirë, i dhimbshëm, në botën e mëparshme ku asgjë s’ka ndryshuar e ku megjithatë asgjë nuk është më në përmasat e tij.
Gjithçka është më e madhe, e frikshme dhe problematike. Megjithatë Lorenco nuk dorëzohet, nuk i humb shpresat dhe rrëfen me kurajë të jashtëzakonshme dëshirën për të prekur, për të parë, për të ndier sërish. Dëshirën për të dalë netëve me shoqërinë, për t’u lëshuar në krahët e dashurisë, për të rifituar lirinë e vjedhur.
Çdo etapë e jetës së tij të re është si një dalje në sipërfaqe e cila, pas muajsh të kaluar nën ujë, pa ajër, shoqërohet me një frymëmarrje të thellë dhe çliruese.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.