City

City

B20306
1.100 Lekë
Alessandro Baricco
ISBN: 978999405599
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2018
Number of Pages: 344

E kuptoj që, pas romanit Mëndafsh, do të kishte qënë më mirë të gjeja një titull që të tingëllonte disi ndryshe. Po ky libër është ndërtuar si qytet, me idenë e një qyteti. Më pëlqente që titulli ta thoshte këtë gjë. Tanimë e thotë. Historitë janë lagje, personazhet rrugë. Pjesa tjetër është kohë që kalon, dëshirë për t'u endur dhe nevojë për të soditur. Kam udhëtuar tre vjet nëpër City-n. Lexuesi, nëse dëshiron, mund të ndjekë gjurmët e mia. Është gjëja më e bukur dhe më e vështirë e të gjithë librave: si mund të bëhet udhëtimi i tjetrit? Thjesht, sa për ta ditur, dua t'ju them se për herë të pare kam shkruar një fibër që, së paku pjesërisht, është i vendosur në ditët tona. Ka makina, telefona, autobusë, madje edhe një televizor, e në njëfarë pike shfaqet dhe një zotëri që shet një rulotë. Nuk ka kompjuter, po do t'i vijë dita dhe atij. Pastaj edhe jam çlodhur nga mundimi duke vizatuar nja dy lagje të City që të kthejnë pas në kohë. Te njëra rrëfehet një histori boksi, në kohën e radios. Te tjetra kemi western. E kam pasur gjithnjë me qejf të shkruaj një western. Është shumë argëtuese, po edhe shumë e vështirë. Mbetesh gjithë kohën duke vrarë mendjen se si dreqin ta shkruash atë skenën e fundit të shkëmbimit të zjarrit.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.