Para Se Te Ishim Tuajt

Para Se Te Ishim Tuajt

B20315
1.300 Lekë
Lisa Wingate
ISBN: 9789928003164
Publisher: Bota Shqiptare
Publication Year: 2018
Number of Pages: 472

Memfis, 1939. Dymbëdhjetëvjeçarja Rill Fos me rnotratdhevëllain e saj të vogël, bëjnë një jetë magjike në varkën e familjes së tyre, në lumin Misisipi. Por kur babait iu desh të çonte mamanë në spifai një natë me stuhi, Rilli u ngarkua të kujdesej për gjithçka, deri sa arritën disa të panjohur. Të marrë me force nga vendi ku ishin lindur e rritur dhe të dërguar në jetimoren e Shoqatës së Shtëpisë së Fëmijëve të Tenesit, fëmijët e familjes Fos u siguruan se do t'i kthenin përsëri te prindërit e tyre, por e kuptuan shpejt të vërtetën e errët. Nën egërsinë e drejtueses mizore të jetimores, Rilli lufton për t'i mbajtur motrat dhe vëllain së bashku, në një botë rrezrku dhe pasigurie. Aiken, Karolina e Jugut, ditët e sotme. E lindur mes pasurisë dhe privilegjeve, Ejvëri Stafordi duket se i ka të gjitha: një karrierë të suksesshme si prokurore federale, një të fejuar të pashëm dhe një martesë të shkëlqyer në horizont. Por, kur Ejvëria kthehet në shtëpi për të ndihmuar të atin të kapërcejë një krizë shëndetësore, rastësia e përballë me pyetje të parehatshme dhe e shtyn.të ndërmarrë një udhëtim në historinë e shkuar e të fshehtë të familjes, në një rrugë që mund ta çojë drejt shkatërrimit ose shpërblimit. Mbështetur në një nga skandalet më të bujshme të jetës amerikane, ku Xhorxhia Tani, drejtuesja e organizatës së adoptimeve me bazë në Memfis, grabiste dhe shiste fëmijët e varfër te familjet e pasura në gjithë vendin, rrëfimi gozhdues, i trishtueshëm dhe njëherësh frymëzues i Liza Uingejtit na kujton se, pavarësisht se rrugët që ndjekim mund të na çojnë në shumë drejtime, zemra nuk e harron kurrë ku e kemi vendin.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.