Hipi

Hipi

B20884
1.000 Lekë
Paulo Coelho
ISBN: 9789928277398
Publisher: Toena
Publication Year: 2019
Number of Pages: 320

Nëse dëshiron të njohësh vetveten,
fillo të eksplorosh botën përreth teje.
Duke iu referuar përvojës së tij të pasur jetësore, Paulo Coelho na kthen pas në vite për të përjetuar sërish ëndrrën e një brezi që kërkonte paqe dhe guxonte të sfidonte rendin shoqëror të kohës.
Karla është një vajzë holandeze që ëndërron të shkojë në Nepal dhe pret të takojë shokun e duhur për të ndërmarrë udhëtimin.
Pauloja është një brazilian i ri që dëshiron të bëhet shkrimtar: ka flokë të gjatë dhe udhëton nëpër botë për të kërkuar lirinë dhe kuptimin më të thellë të ekzistencës.
Rrugët e tyre puqen në Amsterdam dhe, së bashku, vendosin të nisen për në Azi, përgjatë një itinerari të njohur hipi. Gjatë udhëtimit nga Europa për në Katmandu me Autobusin Magjik, Karla dhe Pauloja përjetojnë një histori të jashtëzakonshme dashurie, krahas aventurave, historive të bashkudhëtarëve dhe takimeve të rastësishme.
Bashkë me shokët e udhëtimit, përjetojnë situata revolucionare dhe pasurohen me vlera të reja jetësore, që do t’i ndryshojnë përgjithmonë.
“E kishte të qartë se ngjarjet duheshin përballuar pa frikë, si ndodhi të pashmangshme të jetës: nuk i kemi në dorë gjërat që na ndodhin, por mund ta zgjedhim vetë si të reagojmë.”
“Njerëzit dëgjojnë vetëm ato që duan. Prandaj, mos u mundo kurrë të bindësh dikë: thjesht ndiq fatin tënd, pa kurrfarë frike. Kur të rastis të ndiesh tehun e mprehtë të frikës, ktheje shikimin brenda zemrës sate: atje do ta gjesh guximin që kërkon.”
“Vrasësi më i pështirë është ai që vret harenë e jetës.”

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.