Ishulli I Deshtimit

Ishulli I Deshtimit

B21012
700 Lekë
Ina Vellcanova
ISBN: 9789928292186
Publisher: Dituria
Publication Year: 2019
Number of Pages: 177

"Ishulli i Dështimit ka në qendër dy gra që tregojnë historitë e veta. Megjithëse thuajse nuk e njohin njëra-tjetrën, mes tyre ekziston një lidhje magjike: njëra prej tyre është astrologe amatore dhe lexon në horoskopin e tjetrës për dështimin që i kanoset asaj. Secila nga gratë di vetëm historinë e vet dhe copëzat e rrëfimit: dy universe paralele, sa të ndryshme, aq edhe të ngjashme, duhet të përshtaten në një të vetme nga lexuesi, si në një puzzle. Janë histori rreth grave, burrave, fëmijëve e maceve, si edhe një histori rreth ishullit të largët magjepsës, me sa duket ishulli kroat Krk në detin Adriatik, ku mund të ndodhë shkatërrimi apo dështimi i parashikuar nga yjet. Historitë janë rreth tokës e detit, yjeve e diellit, dhomave e shtëpive; por kryesisht rreth marrëdhënieve njerëzore, impulseve, frustrimeve, dëshirave e realitetit, dashurisë e tradhtive, rreth dëshirimit dhe pamundësisë për të çelur zemrën.
Romani spikat në sajë të shkrirjes së mprehtë të dy historive dhe dy personazheve femra në kërkim të identitetit të tyre, duke krijuar një simbol të ri ekzistencial. Duke depërtuar në qëndrimet e personazheve, syri vëzhgues, pena mjeshtërore e mendjehapur e autores futet thellë në rrethanat dhe mentalitetet në ndryshim e sipër në vendet e Europës Lindore të ditëve tona, duke na njohur në mënyrë mbresëlënëse me psikologjinë e kohës. Nëse dështimi i parashikuar do të prekë personazhet apo jo, këtë lexuesi e zbulon në faqen e fundit të paparashikuar të librit. Elementi befasues është që rrëfimi nuk tregon aspak historinë e një dështimi."

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.