Shpikja E Flatrave

Shpikja E Flatrave

B21131
1.300 Lekë
Sue Monk Kidd
ISBN: 9789928216717
Publisher: Botimet Living
Publication Year: 2019
Number of Pages: 367

Një histori flakë e zjarr për një skllave e për një zonjushë
Një histori triumfuese e dëshirës për liri dhe përparim, udhëtimi i jashtëzakonshëm i dy grave mbresëlënëse: Heti Trazovaçe Grimkes, një skllave në rrethinat e Çarlstonit të fillimshekullit XIX, dhe Sarës, bijës ëndërrimtare të Grimkeve.
I frymëzuar pjesërisht prej figurës historike të abolicionistes dhe ithtares së të drejtave të grave, Sara Grimke, romani i Kidit nis të rrjedhë që nga ditëlindja e njëmbëdhjetë e Sarës, ditën kur i dhanë në pronësi një skllave, dhjetëvjeçaren me emrin Trazovaçe. “Shpikja e flatrave” i ndjek këto dy gra në rrugëtimin e tyre për tridhjetë e pesë vitet në vijim, teksa secila rreket të krijojë jetën e saj, duke lënë gjurmë të dukshme në jetën e tjetrës e duke formuar një marrëdhënie të shënjuar nga faji, dështimet, largimet dhe vuajtjet prej dashurisë.
Frymëzues... i fuqishëm... Duke venë në qendër këto dy femra, ky libër na thellon njohuritë për çka ka ndodhur në mesin tonë - dhe fatin përse kjo çështje është ende e rëndësishme.
- THE WASHINGTON POST
Një kryevepër që ngacmon me forcë nënndërgjegjen tonë... duke na çliruar e duke na mbushur me shpresë.
- NPR
Ky roman i mrekullueshëm më mprehu shqisat për domethënien e vërtetë të të qenit grua: skllave dhe e lirë. Libër që ia vlen të diskutohet.
- Oprah Winfrey, O, The Oprah Magazine

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.