Mrekulli E Paperkryer

Mrekulli E Paperkryer

B21253
1.200 Lekë
Andrea Del Carlo
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2019
Number of Pages: 350

«Për çfarë doje të më pyesje?» Ajo ndien sërish valën e
vogël të alarmit t’i ngjitet nga brenda. «Pse mrekullia
është e papërkyer?» Ai ia ngul sytë, në pritje. Ajo pyet
veten nëse duhet të japë një përgjigje të zgjedhur me
kujdes apo ta kalojë me një batutë, por në fund flet pa u
menduar: «Sepse nuk zgjat.»
Gjithçka ndodh në Provansë, në vjeshtë, në stinën që përzien mjegullat
e para të lagështa me një vazhdë ngrohtësie pothuajse
verore. Lagjet dhe vilat po zbrazen nga banorët dhe turistët. Po
ndërkaq po përgatitet edhe një ngjarje e madhe. Pothuajse befasisht,
në fushën lokale të aviacionit do të mbahet koncerti i një grupi të
famshëm anglez, Bebonkers, pak për qëllime humanitare e pak
për të kremtuar martesën e tretë të Nik Kruikshenkut, vokalist i
grupit dhe lider tejet tërheqës i tij. Përgatitjet ziejnë, gjithçka
organizohet me përpikëri nga Ailina, gruaja e ardhshme e Nikut.
Në fshat është një dyqan akulloresh që e administron Milenë Miljari,
një vajzë e re italiane që akulloret i krijon, i mendon dhe i eksperimenton
me pasion artisteje. Një inat i vazhdueshëm që sillet rreth
ekuilibrit të paqëndrueshëm të akullores, rreth mrekullisë së saj të
papërkryer, sepse është konceptuar për t’u konsumuar ose për të
shkrirë, për të mos zgjatur. Milena u ka thënë lamtumirë meshkujve
dhe bashkëjeton që prej disa vitesh me Vivianën.
Po ndërkaq, ylli i rokut anglez dhe vajza italiane kryqëzojnë fatet e
tyre brenda tri ditësh, nga e mërkura në të premte. Gjithçka
shpejton dhe rrokulliset në një vorbull të pashmangshme dhe
gazmore. Një roman që alternon ritmin e rokut, lehtësinë e komedisë
brilante dhe thellësinë e kohës që ndryshon dhe modifikon
gjithçka. Një ndryshim i vazhdueshëm - që është bukuria e jetës,
mundësia për të qenë me të vërtetë deri në fund ata që jemi.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.