Zoti E Ndihmofte Femijen!

Zoti E Ndihmofte Femijen!

B21282
900 Lekë
Toni Morrison
ISBN: 9789994305278
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2019
Number of Pages: 212

Një vajzë e re, e cila e quan veten Brajd. Lëkura e saj e zezë me nuancë blu, shkakton çmeritje te njerëzit që e shohin për herë të parë. Por ngjyra e lëkurës së saj është vetëm një nga karakteristikat e bukurisë së saj të rrallë. Guximi, vetëbesimi dhe karriera e saj e suksesshme e kanë bërë të lakmueshme. Megjithatë, që sapo lindi, ngjyra e saj e zezë e bëri nënën e saj me lëkurë në ngjyrë të çelët e që nuk ka pranuar kurrë të hyjë në kategorinë e njerëzve me ngjyrë, që t’ia mohojë edhe formën më të thjeshtë të ngrohtësisë e dashurisë së natyrshme të një nëne.
Pastaj vijnë me radhë: Bukër, djali të cilin Brajda e dashuron çmendurisht, por që e humbet pas një grindjeje të egër. Reini, një vajzë e vogël e bardhë, me një fëmijëri të hidhur e të dhunshme, të cilën Brajda e njeh rastësisht. Më së fundi vjen Zemra, nëna e Brajdës, së cilës i duhet një jetë e tërë që të arrijë të kuptojë se mënyra se si sillesh me fëmijën tënd, jo vetëm që është e një rëndësie të pakrahasueshme, por edhe lë gjurmë të pashlyeshme në formimin dhe botën e tyre emocionale. Dhe fëmijët nuk e harrojnë kurrë atë.
Një roman tejet i zjarrtë dhe provokues, “Zoti e ndihmoftë fëmijën!”, libri i parë i Toni Morrisonit, me ngjarje të vendosura në kohët tona, edhe pse ka në thelbin e tij ndërthurjen e disa jetëve të ndryshme, përcjell një dhe vetëm një mesazh: mënyra e rritjes dhe vuajtjet në fëmijëri, janë vendimtare në formimin ose deformimin e personalitetit të një të rrituri.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.