Paladium

Paladium

B21399
1.400 Lekë
Boris Razon
Publisher: Ombra Gvg
Publication Year: 2019
Number of Pages: 405

Ky libër tregon historinë e vërtetë të një burri 29-vjeçar të paralizuar totalisht, i burgosur brenda trupit të tij dhe që varet nga të tjerët për gjithçka. Është një udhëtim në thellësi të pavetëdijes dhe errësirës së saj, një udhëkryq pasqyrues i populluar nga haluçinacione dhe iluzione delirante, eksplorimi i skutave të paparashikuara që zbulon sëmundja. Një përvojë befasuese njerëzore dhe letrare.
Ky roman na kredh në një dimension tjetër që nuk e njohim, na përshkruan një dimension real të një historie të përjetuar nga vetë autori.
“Paladium” edhe pse romani i parë i Boris Razonit, është tronditës.., është ditar në gjendjen e paralizës, frikës nga vdekja, delirit dhe rikthimit në normalitet.”
—P. Zaoui, The World of Books
Ky roman është ekzaltimi i të gjitha shqisave, i kuptimit dhe vlerës së jetës! Një himn letrar i lumturisë dhe vuajtjes, shpresës dhe frikës për humbjen e jetës. Një histori e dhimbshme dhe dëshpëruese, për braktisjen e moralit. “Paladium” është një vepër madhështore.
“Ai krijoi një botë të çmendur. Ai krijoi “ekuilibrin e brishtë” të jetës, të ngecur brenda kokës së tij. Një alegori e shkëlqyer letrare.”
—M. Aïssaoui, Figaro
“Paladium” është historia ime e disa ditëve, ku pa asnjë shkak, përfundova i paralizuar kokë e këmbë, në pamundësi për të lëvizur qoftë edhe një muskul të vetëm, i braktisur nga të gjitha shqisat dhe çdo mjet komunikimi tjetër me botën e jashtme. Është drama dhe frika e një udhëtimi përtej ku?jve të largët të ekzistencës njerëzore, territoreve të sunduara nga dhuna, vdekja, poshtërimi dhe seksi...
Paraliza është një gjendje si të shkelësh mbi xhama të thyer, një portë e mbyllur krah botëve të tjera, me prostituta dhe demonë, me burra që kanë humbur dinjitetin, me infermierë dhe krijues iluzionesh, të hedhura së bashku në një shakullinë urrejtjeje dhe shthurjeje. Një botë maniake, e tmerrshme: bota ime.
“Paladium” është aksesi im në këtë udhëkryq, një ekspeditë në tokën e të vdekurve nëpërmjet nën koshiencës, që rrëmon në rrënjët e tronditjes dhe letërsisë, në një vend ku jeta jonë i imponohet vetes dhe kruspullohet së bashku me një mori historish të ndryshme që duhen rrëfyer.
BR

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.