Juta Hajm : Nje Grua E Panjohur Ne Berlin

Juta Hajm : Nje Grua E Panjohur Ne Berlin

B21685
800 Lekë
Immanuel Mifsud
ISBN: 9789928062604
Publisher: Ombra Gvg
Publication Year: 2020
Number of Pages: 204

I ulur në kafen “Mokaba”, ai vështron rreth e qark duke përthithur zbrazetiren e sheshit. Ndonëse është mars, vazhdon te ndjehet dimri. Ushtarë me uniforma të gjelbra ecin lart e poshtë, duke ndaluar para shatervanit, ku disa njerëz diç lexojne, me shikimin tretur larg në horizont duke lëshuar shtellunga avulli. Nga Centrum Warenhaus njëra pas tjetrës dalin gra me çanta në sup, dhe ushtarët i studiojnë me kujdes kur ecin derisa hijet e tyre zhduken tërësisht. Erik Kseri nxjerr portofolin për të kontrolluar sa para ka dhe mendon se me ato mund të porosiste shumë më tepër nga çfarë ofronte menuja. Gruaja e re me floke te verdhë, i afrohet dhe e pyet nëse do të merrte diçka. Një lëng portokalli dhe një gotë ujë. Sytë e saj ngjajnë me dy statuja të braktisura në një vend të hapur, të njëjtin vështrim e kishte hasur poshtë në metro para se ta gjente veten në shesh... Edhe në pikën e kontrollit "Çarli”, ai kishte vënë re të njëjtin shikim në sytë e ushtarëve që i kishin kontrolluar pasaportën. Edhe atje qielli ishte gri dhe heshtja e rëndë. - Në çfarë ore del nga puna? Sytë e saj u zhytën në mendime ndërsa ai buzëqeshi me ëmbëlsi.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.