Gjak I Keq

Gjak I Keq

B21779
1.200 Lekë
John Carreyrou
Publisher: Botart
Publication Year: 2020
Number of Pages: 368

Në vitin 2014, themeluesja dhe CEO i “Theranos”-it, Elizabeth Holmes-i, konsiderohej gjerësisht si Steve Jobs-i i radhës: ishte gjeniu që braktisi studimet në Universitetin e Stanfordit dhe kompania e saj e re, ose “unicorn”, premtonte të revolucionarizonte industrinë e mjekësisë përmes pajisjes së saj inovative, e cila arrinte të kryente të gjithë gamën e analizave laboratorike vetëm me një pikë gjaku. Të mbështetur nga investitorë, të tillë si Larry Ellison dhe Tim Draper, në një raund për mbledhjen e fondeve “Theranos”-i shiti aksione që e bënë kompaninë të vlerësohej me më shumë se 9 miliardë dollarë, duke e vendosur vlerën e Holmes-it përafërsisht në 4,5 miliardë dollarë. Por kishte një problem: teknologjia në pajisjen e re nuk po funksiononte. Rezultatet e gabuara i vinin pacientët në rrezik, shkaktonin diagnostikime të pasakta dhe trajtime të panevojshme. Gjatë gjithë kohës, Holmes-i dhe partneri i saj, Sunny Balwani, punuan fort që të heshtnin këdo që shprehte dyshime - nga gazetarët e deri te punonjësit e tyre.
I raportuar me rreptësi dhe i shkruar pa frikë, “Gjak i keq” është historia mbërthyese e mashtrimit më të madh të korporatave që nga “Enron”-i. Është një rrëfim i ambicies dhe i arrogancës që kanë zënë vend mes premtimeve të guximshme të Silicon Valley.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.