Uria

Uria

B21785
Out-of-Stock
1.400 Lekë
Jamal Ouariachi
ISBN: 9789928292506
Publisher: Dituria
Publication Year: 2020
Number of Pages: 676

"Aurelia është nëna e dashur dhe e përkushtuar e një vajze trevjeçare, si dhe gazetare e suksesshme në televizion. Jeta e saj kthehet përmbys, kur i duhet të intervistojë ish-të dashurin, Alexander Laszlon, dikur një figurë shumë e njohur, me lidhje të forta në botën e politikës, i cili ka marrë pjesë në vitet ‘80 në një projekt ndihme në Etiopi, ku kishte pllakosur uria.
Dhjetë vjet më parë, marrëdhënia pasionante midis Aurelias, atëherë studente e re, pjesëmarrëse në projekt dhe e Aleksandrit të mrekullueshëm u ndërpre papritur, kur Laszlo u dënua për abuzim seksual të njërit prej fëmijëve të tij etiopianë të birësuar. Djali, së bashku me një duzinë fëmijësh etiopianë, ishte sjellë në Amsterdam për t’u arsimuar dhe edukuar, pjesë e iniciativës së Laszlos për formimin e Liderëve të Ardhshëm, që do të ktheheshin në shtëpitë e tyre të armatosur me dije, për të ndryshuar shoqërinë.
Reagimi i shoqërisë qe i ashpër: shtypi e sulmoi, publiku u shpreh pa njohur faktet dhe shumë shpejt Aleksandri, nga figurë e respektuar, përfundoi në një figurë të urryer publike që, pas burgut, u zhduk nga jeta publike.
Propozimi i Aleksandrit për Aurealian, pas dhjetë vjetësh, është i qartë: të shkruajë një libër për jetën, motivet dhe, sidomos, për idetë e tij rreth pedofilisë. Duket sikur personazhi kryesor, duke mbrojtur lirinë e shprehjes e të mendimit, del në mbrojtje të pedofilisë.
Por, në fakt, shkrimtari është përpjekur ta shohë nga një pikëpamje tjetër dhe të vërë në dukje reagimin indiferent apo violent, aktual në botën e sotme, ndaj kësaj dukurie.
Një udhëtim prej më shumë se 500 faqesh, përmes shtatë kontinenteve e disa dekadash, që na bën të mendojmë për çështje si seksizmi, barazia gjinore, feminizmi, raca etj., për botën, jetën dhe vdekjen, në një mënyrë madhështore.
Të gjitha këto përmes penës së Jamal Ouariachit, si një shkrimtar i ri dhe shumë i talentuar, një yll në rritje jo vetëm i letërsisë së Vendeve të Ulëta."

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.