E Shtuna

E Shtuna

B07387
800 Lekë
Iain Mc Lean
ISBN: 9789994351060
Publication Year: 2007
Number of Pages: 296

E shtunë, 15 shkurt, 2003. Henri Perouni, një neokirurg i njohur, nuk ka gjumë. Nga dritarja e dhomës së tij, ai këqyr natën e Londrës tek gdhihet. Ai është një burrë i kënaqur me jetën e tij: vetë ai, një mjeshtër në profesion, një bashkëshort i devotshëm i Rozalindës, jurist e një gazete, një baba krenar i dy fëmijëve të aftë, njëra një poete e ardhshme dhe tjetri, një muzikant i talentuar bluzi.
Në çastin kur nis e shtuna, i vetmuar në dritare ai nis të ndihet i paqetë, çasti kur Henri Perouni sheh në qiell fikjen e një avioni. Është koha e marrëveshjeve për luftën në Irak, përreth hija pesimiste e 11 Shtatorit ende kërcënon, frika se një qytet si Londra është në qendër të diversiteteve, është akute.
Në mes gjithë kësaj psikoze shoqërore, edhe familja dhe jeta e tij, janë të kërcënuara nga takimi i rastësishëm me Baksterin, një burrë agresiv, mbase me simptomat e sëmundjeve që ai kuron çdo ditë. E shtuna përfshin brenda një dite, një botë të tërë të trazuar, rrëzon me dhjetëra shtylla të brishta ku mbahet jeta njerëzore, që në qetësinë e monotoninë e saj, trazimi i bëhet i padurueshëm.
E shtuna është një libër si gisht mbi plagë, për të treguar se si mund të ndryshojë jeta e çdokujt prej nesh nga ndikimi i çastit, për mirë apo keq qoftë. E shtuna është vepër e një shkrimtari në kulmin e fuqisë së tij artistike. Ian MecEwan është autor i shumë romaneve dhe fitues i çmimit Booker Prize për romanin "Amsterdam" (1998).

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.